Flash

Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Lapsi.al 6 September 2023
Blinken në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pritet të arrijë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në një vizitë të paparalajmëruar.

Nuk ka pasur njoftim zyrtar për vizitën e 6 shtatorit të Blinkenit, që fillimisht është raportuar nga mediat ukrainase, ndërkaq një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje.

Por, vizita e paparalajmëruar e Blinkenit pritet të zhvillohet disa ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkarkoi ministrin e Mbrojtjes dhe disa zyrtarë të tjerë pas shqetësimeve për përfshirje në korrupsion për prokurimin e pajisjeve ushtarake.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, javën e kaluar u takua me tre zyrtarë të lartë ukrainas për të diskutuar lidhur me përpjekjet për të parandaluar korrupsionin gjatë kohës së luftës.

Ukraina në qershor ka nisur kundërofensivën ndaj forcave ruse në jug dhe lindje të vendit. Pavarësisht se kundërofensiva po zhvillohet më ngadalë seç pritej, SHBA-ja tha javën e kaluar se forcat ukrainase kanë bërë përparim të dukshëm në rajonin lindor të Zaporizhjës.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, SHBA-ja i ka dërguar ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh. Pakoja e fundit e ndihmës nga Uashingtoni u bë publike në fund të gushtit. Në të përfshihen pajisje për pastrimin e zonave nga minat, raketa për sistemet ajrore, municione për artileri, sisteme raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (HIMARS), dhe mbi 3 milionë fishekë për armë të vogla. REL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI