Flash

Beleri sfidon Ramën: Lejen për betimin nuk e jep gjykata, por drejtori i burgut

Lapsi.al 6 September 2023
Beleri sfidon Ramën: Lejen për betimin nuk e jep gjykata, por drejtori

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e betimit të tij. Në një reagim në rrjetet sociale Beleri shkruan se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij për leje të veçantë për të bërë betimin, pasi sipas tij Gjykata ka thënë që kjo leje është kompetencë e Drejtorit të IEV Penale ku ndodhet.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në dy raste është shprehur jashtë afatit 24-orësh të parashikuar në rregullore dhe në rastin e fundit nuk është shprehur fare, me qëllim që unë të mos ta ankimoj refuzimin në gjykatë. Dihet botërisht se IEVP Penale dhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve janë nomenklaturë e Këshillit të Ministrave në Shqipëri dhe nuk janë organe të pavarura të drejtësisë” – shkruan Beleri.

“Ne këtë kontekst, mos dhënia e lejes për të bërë betimin, e përsëris, është kufizim i rëndë i të drejtave të mia kushtetuese dhe gjithashtu shprehje e një qëndrimi autokratik dhe antiligjor drejtpërdrejt i Kryeministrit Rama, i cili nuk pranon dot “votën” e Himarës kundër tij në 14 maj.

Kryeministri Rama për fat të keq vijon të “furnizojë” opinionin publik dhe miqtë e Shqipërisë në botë me gënjeshtra dhe dezinformim lidhur me arrestimin tim dhe vijon gjithashtu nëpërmjet deklaratave publike të ushtrojë trysni mbi gjykatat me proklamata dhe fjalime pa lidhje për mua personalisht dhe mediat që kanë pasqyruar me realizëm faktet dhe rrethanat e çështjes në fjalë” – shkruan Beleri. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Busti i Mitsotakis në Dropull, a do të bjerë kryeministri grek në ‘kurthin’ e Ramës

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, plagoset turisti

Një sherr mes dy personave ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Mësohet se nga sherri ka mbetur i lënduar një turist, i cili është dërguar me urgjencë në spita...

20:36

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI