Flash

Bardhi: Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Berishën

Lapsi.al 6 September 2023
Bardhi: Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Berishën

I pyetur për pozicionimin e tij krah Sali Berishës, i shpallur tanimë ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga qëndrimet dhe parimet e tij.

Megjithatë, nga studio e News24, Bardhi bëri të qartë se qëndron krah SHBA-së, BE-së e Britanisë së Madhe, por nëse i duhet të zgjedhë mes kryeministrit Rama dhe ish-kryeministrin, do të zgjedhë padiskutim Sali Berishën.

“Unë nuk kam hequr dorë nga parimet e mia, sikundër dhe Berisha nuk ka hequr dorë nga qëndrimet e tij.

Mes SHBA-ve, Britanisë së Madhe apo BE, apo cilido emri të përveçëm unë do qëndroj krah tyre. Mes Sali Berishës dhe Edi Ramës, unë zgjedh Sali Berishën. Mes Sali Berishës dhe një lidershipi të ri të Partisë Demokratike, unë zgjedh një lidership të ri të Partisë Demokratike, por zgjedhja ime nuk mund t’i diktohet dikujt tjetër. Ky është mendimi im, qëndrimi im.”

Sa i përket deklaratës së djeshme të Lulzim Bashës, i cili gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve iu drejtua duke i thënë ‘Udha e mbarë në bunkerin anti-amerikan’, Bardhi u shpreh se Basha nuk duhet të flasë si zëdhënës i ndërkombëtarëve, pasi kështu po i shërben një teze të rrezikshme, sipas tij.

“Unë kam mendimin që z.Basha bën shumë gabim që flet si zëdhënës i partnerëve ndërkombëtarë në Tiranë, sepse në fakt është duke i shërbyer një teze të rrezikshme, sikur vendimmarrjen e partnerëve tanë strategjikë kanë qenë një ndërhyrje e Edi Ramës për të shkatërruar opozitën, një tezë që nuk përputhet fare me realitetin. Mbajtja ndezur e realitetit, sigurisht që po e dëmton opozitën dhe realisht po e çon drejt shuarjes.”- theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI