Flash

Zjarr i fuqishëm në një godinë 2-katëshe në Stamboll, rrezikohen 3 pallate ngjitur

Lapsi.al 5 September 2023
Zjarr i fuqishëm në një godinë 2-katëshe në

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një ndërtesë dykatëshe në kryeqytetin turk, Stamboll, ndërsa raportohet se flakët janë përhapur në ndërtesat përreth.

Sikurse raportojnë mediat turke, ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në biznesin në fjalë, por situata paraqitet problematike për shkak se janë tre pallate të tjerë ngjitur, që rrezikohen të digjen.

Zjarrfikësit e dërguar në vendngjarje nga Ataşehir, Kadıköy, Üsküdar, Kartal, Pendik, Şişli, Beşiktaş dhe Ümraniye po bëjnë të pamundurën për të shuar flakët, që po përhapen me shpejtësi.

Paraprakisht, sipas informacioneve, edhe pse e pakonfirmuar, dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike nga palestra që gjendej në katin e dytë të godinës, për t’u përhapur më tej në pjesën tjetër të ndërtesës.

Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, ndërsa ekspertët kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Tepelenë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Matohasanaj në Tepelenë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy barinjve. Burime bëjnë...

10:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI