Flash

Putin: Perëndimi vuri një hebre në krye të Ukrainës për të mbuluar glorifikimin e nazizmit

Lapsi.al 5 September 2023
Putin: Perëndimi vuri një hebre në krye të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha në një intervistë televizive se fuqitë perëndimore kanë vendosur në krye të Ukrainës Volodymyr Zelenksyn, i cili është me origjinë hebreje, për të mbuluar glorifikimin e nazizmit.

“Padronët perëndimorë të Ukrainës vendosën një hebre etnik, një person me rrënjë hebreje, me trashëgimi hebreje, në krye të Ukrainës moderne. Në këtë mënyrë, për mendimin tim, mbulojnë esencën çnjerëzore të shtetit aktual ukrainas, themelet mbi të cilat ai është ndërtuar. Dhe kjo e bën të gjithë këtë situatë shumë të shpifur”, tha Putin.

“Ajo që është e shpifur është se një hebre etnik po mbulon glorifikimin e nazizmit dhe mbron ata që në atë kohë ishin autorë të Holokaustit në Ukrainë. Janë vrarë rreth 1,5 milionë njerëz. Qytetarët e zakonshëm izraelitë e kuptojnë më mirë. Mjafton të shikoni se çfarë thonë në internet”, shtoi Putin.

Për të justifikuar veprimet e tij në Ukrainë, të cilat Putin i quan “operacion special ushtarak”, Rusia akuzon udhëheqësit e Kievit se janë neonazistë, që po bëjnë gjenocid ndaj qytetarëve rusishtfolës, diçka që Ukraina dhe Perëndimi e konsideron pretekst të Rusisë për pushtimin e një vendi tjetër.

Zelensky, i cili thotë se vëllezërit e gjyshit të tij janë vrarë në Holokaust, i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ruse se po mbështet neo-nazistët në Ukrainë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI