Flash

Ismail Kadaresë i jepet nënshtetësia e Kosovës

Lapsi.al 5 September 2023
Ismail Kadaresë i jepet nënshtetësia e Kosovës

Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i është ndarë dekreti i nënshtetësisë shkrimtarit shqiptar me famë botërore Ismail Kadaresë. Më 1 gusht të këtij viti, presidentja Vjosa Osmani ka nënshkruar dekretin me të cilin shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare, i jepet nënshtetësia e Republikës së Kosovës.

Sipas Osmanit, dhënia e nënshtetësisë ikonës së letërsisë shqipe, shkrimtarit Ismail Kadare është nderim për shtetin e Kosovës për krijuesin, i cili vazhdimisht është pikë e rëndësishme referimi për shqiptarët kudo në botë.

Presidentja Osmani, në qershor të këtij viti, e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”, më i larti të cilin e jep Republika e Kosovës për personalitetet më të shquara të kulturës, artit, dhe shoqërisë.

Të këshilluara

Astrit Patozi merr drejtimin e "A2 CNN"

Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejt...

19:48

Përmbytje 'apokaliptike' në Greqi (FOTO)

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shtëpi dhe rrugë në Greqi ndërsa një person ka humbur jetën pas shembjes së një muri si pasojë e motit të keq. Stuh...

18:41

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI