Flash

Gjobitet turisti në Firence, dëmtoi statujën e Poseidonit për të bërë një selfie

Lapsi.al 5 September 2023
Gjobitet turisti në Firence, dëmtoi statujën e Poseidonit

Një gjobë prej pesë mijë eurosh do të duhet të paguajë një turist 22-vjeçar, i cili gjatë natës së kaluar është ngjitur në shatërvanin e Poseidonit, në pjesën më qendrore të Firences, për të bërë një “selfie”.

Në fillim, statuja dukej e padëmtuar. Megjithatë, pas një “ekzaminimi” të kujdesshëm nga konservatorët, u konstatua se për shkak të peshës së turistit, një pjesë e vogël e këmbës së kalit të Poseidonit, brenda shatërvanit, ishte shkëputur.

Zyrtarët komunalë me pamjet nga kamerat e sigurisë kanë arritur të identifikojnë përgjegjësin, i cili tashmë akuzohet për shkatërrim dhe dëmtim të trashëgimisë kulturore të vendit.

“Përgjegjësit të këtij akti i mungon krejtësisht ndjenja e respektit për kulturën dhe bukurinë, që duhet të karakterizojë këdo që vendos të vizitojë vendin tonë. Incidente të tilla duhet të ndalen dhe shumë shpejt Parlamenti i Romës do të miratojë një ligj për rritjen e dënimeve të parashikuara”, tha ministri italian i Kulturës, Gennaro Sangiuliano.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI