Flash

Erdogan tregon kushtin e Rusisë për tu rikthyer në marrëveshjen e grurit

Lapsi.al 5 September 2023
Erdogan tregon kushtin e Rusisë për tu rikthyer në

Duke folur me gazetarët pas takimit që zhvilloi me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi, Erdogan tha se normalizimi ishte i mundur nëse arrihej përparim në luftën kundër terrorizmit, si dhe në kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve dhe në procesin politik.

“Ne kemi parë përfitimet e dialogut që kemi vendosur mbi bazën e respektit të ndërsjellë, si në marrëdhëniet tona dypalëshe, ashtu edhe në nivel rajonal dhe global.

Shembulli më i mirë është marrëveshja e Detit të Zi, e cila ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër krizës globale të ushqimit. Rigjallërimi i iniciativës është një çështje prioritare për të gjithë botën.

Ne jemi në kontakt të ngushtë me Kombet e Bashkuara për këtë çështje. Siç e dini tashmë, ne kemi Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj”, shtoi presidenti turk, duke iu referuar marrëveshjes së grurit.

Në fakt, Erdogan iu kundërvu edhe kërkesave të Moskës për t’u kthyer në marrëveshje, duke thënë: “Rusia ka dy kërkesa specifike.

Njëra është lidhja e bankës ruse bujqësore Ziraat Bank me sistemin SWIFT.

Aktualisht, bankat ruse janë jashtë sistemit SWIFT për shkak të sanksioneve. Siç e dini, ky vend eksporton 120-130 milionë tonë drithë në vit. Kështu ata duan të mbledhin paratë për grurin që shesin.

Së dyti, ata duan që anijet që përdoren për transport të jenë të sigurta. Anijet duhet të jenë të sigurta për të transportuar mallra në portet europiane ose të tjera.

Për shkak të sanksioneve, kompania e sigurimeve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar nuk i siguron anijet.”

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI