Flash

Astrit Patozi merr drejtimin e "A2 CNN"

Lapsi.al 5 September 2023
Astrit Patozi merr drejtimin e "A2 CNN"

Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që ka qenë më shumë vite kryeredaktor i gazetës "Albania" dhe gazetës "RD", tashmë është rikthyer në drejtimin e një medie siç është televizioni "A2 CNN".

CNA ka mësuar nga burime zyrtare se sot është bërë prezantimi i Astrit Patozit me stafin dhe detyra e tij do të jetë administrator i kompanisë.

Sipas të njëjtave burime, Patozi menjëherë ka filluar punën për sezonin e ri mediatik për të çuar "A2 CNN" në një nivel tjetër.

Astrit Patozi është gazetar dhe politikan që prej shumë vitesh ka punuar në media, më pas ka pasur detyra të rëndësishme politike deri te kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i Partisë Demokratike.

Ai u nda nga linja zyrtare e PD-në në vitin 2017, pas përplasjeve dhe përjashtimit nga Lulzim Basha.

Më pas me një grup demokratësh themeluan "Bindjen Demokratike" dhe prej disa kohësh ai është tërhequr nga jeta aktive politike. Thjesht dhe vetëm është parë në disa deklarata dhe qëndrime publike.

Tashmë ka vendosur t'i rikthehet profesionit të tij, drejtimit të medias, ku ka punuar për disa dekada.

Të këshilluara

Përmbytje 'apokaliptike' në Greqi (FOTO)

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur shtëpi dhe rrugë në Greqi ndërsa një person ka humbur jetën pas shembjes së një muri si pasojë e motit të keq. Stuh...

18:41

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI