Flash

Arrestimi i Behar Bajrit në Francë/ Policia shqiptare e mbajti 2 javë nën vëzhgim

Lapsi.al 5 September 2023
Arrestimi i Behar Bajrit në Francë/ Policia shqiptare e mbajti 2

Për rreth dy javë, është mbajtur në vëzhgim nga pala shqiptare Behar Bajri, e më pas u informuan edhe autoritetet franceze. 43- vjeçari u arrestua teksa ndodhej i vetëm në një lokal në Paris. Në momentin e ndërhyrjes, mësohet se ai nuk ka bërë rezistencë ndaj oficerëve të policisë, ndërsa nuk iu gjet as ndonjë send i jashtëligjshëm me vete, si armë.

Tashmë, autoritetet e të dyja vendeve kanë nisur procedurat për ta ekstraduar në vendin tonë. Bajri ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesë e dosjes Metamorfoza.

Hetimet nisën në 2019-ën pasi autoritetet belge dhe holandeze siguruan komunikime në rrjetin “Enchro Chat” dhe “SKY”. Nga hetimet rezultoi se biznesmeni Pëllumb Gjoka, tashmë i arrestuar, ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e Kleanthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve.

Në dosje u zbulua gjithashtu se si Bajri kishte bashkëpunuar edhe me Ervis Martinajn.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Tepelenë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Matohasanaj në Tepelenë, për shkak të një konflikti për motive të dobëta ndërmjet dy barinjve. Burime bëjnë...

10:29

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI