Flash

Si parashikohet moti për këtë javë

Lapsi.al 4 September 2023
Si parashikohet moti për këtë javë

Gjatë kësaj jave moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash pjesën më të madhe të ditëve.

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa, do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët.

Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Parashikimi i motit nga Shërbimi Metorologjik Ushtarak

Këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme me masa ajrore të lagështa. Moti do të jetë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura pjesën më të madhe të ditëve.

Ditën e Hënë dhe ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit. Temperaturat do të pësojnë rënie dhe vlen të theksohet elementi i erës që intensifikohet në drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi 1-12m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era do të arrijë deri 18m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4ballë.

Pas ditës së Mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të pëqëndruara në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së Enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s. Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Të këshilluara

Rrëshqet kodra në Ujin e Ftohtë në Vlorë

Një masiv dheu ka rënë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë, ku ndërtimi i një pallati ka bërë ...

13:28

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI