Flash

Përplasja mes ish dyshes së pandarë/ Pse arriti Bardhi t'i thotë Bashës qesharak

Lapsi.al 4 September 2023
Përplasja mes ish dyshes së pandarë/ Pse arriti Bardhi t'i

Edi Rama ka prodhuar sot dy lajme. Atë të ndryshimeve në qeveri dhe atë të caktimit se cili është kreu i grupit parlamentar të opozitës. Ngaqë emrat e ministrave, as të atyre që ikin, as të atyre që vijnë nuk i njeh njeri, debati i dytë ka zënë më shumë vend në media dhe në publik. Ai ka filluar kur kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla njoftoi, në hapje të punimeve, se nga PD i ka ardhur një shkresë, ku i kërkohej që Lulzim Basha të njihej si kryetar i grupit kryesor të opozitës.

[video width="480" height="264" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/09/bandicam-2023-09-04-16-27-49-623-1.mp4"][/video]

Njoftimi i Nikollës që u shoqërua nga gajasja e deputetëve opozitarë e ka një histori. Në korrik, me anë të një farse, Basha u rizgjodh kryetar i një grupimi që e quan PD. Ai mblodhi fundjavën që sapo kaloi forumet e këtij grupimi dhe vendosi që do të jetë edhe kryetar i grupit parlamentar.

Pikërisht këtë estradë Rama dhe Nikolla e marin të mirëqenë duke e trajtuar Bashën si kryeopozitar. Në të njëjtën kohë me atë që ndodhte në kuvend, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve po diskutohej se kush do ta mbante siglën e PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të Kukësit. Edhe aty farsa riprodhohej në përmasa më të vogla. Ndonëse grupimi i Berishës në garën lokale të 14 majit mori mbi 500 mijë vota, pra pesëfishin e atyre që mbajnë vulën dhe që nuk nxorrën dot kandidatë në 2/3 e vendit, sërish KQZ vendosi se opozita përfaqësohet nga Basha.

LEXO ME TEJ:

Basha mbledh mbetjet e vulës. Ata që janë larguar e masakrojnë 

Pra nuk ka më dyshime se rreth nja dhjetë deputetë, që i qëndrojnë Lulzim Bashës nga pas, janë vegla në duart e regjimit të Ramës.

Gazmend Bardhi dhe ata 19 deputetë që e mbështesin janë nga të fundit që e kuptuan këtë. Ata i shkuan ish kryetarit nga pas kur përjashtoi Berishën, kur organizoi kuvendin fallco të 18 dhjetorit 2021, kur mbrojti selinë e PD me trupa paramilitare dhe sambistët e Ramës e madje edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të marsit 2022. Vetëm pasi Basha dha dorëheqjen pas katastrofës elektorale dhe mbeti gjithnjë e më i izoluar, ai filloi të lidhej me pushtetin, emisarët e Edi Ramës dhe Taulant Ballën.

Andi Bushati: Mos e shani Bashën, qeshni me të! 

Sipas një burimi për Lapsi.al brenda këtij grupimi, vetëm pasi doli videoja e takimit sekret, Basha- Balla dhe pasi u pa se Alibeaj me porosi të atij që qëndronte në hije, firmoste në emër të PD për t'i dhënë komisionerët e Vaut të Dejës, Tom Doshit lindën dyshimet e para tek Bardhi dhe të tijët, se ish kryetari i tyre kishte rënë në prehërin e pushtetit.

Pika që derdhi gotën ishte ajo kur Basha vendosi të rikthehet dhe dërgoi një tufë banditësh të shantazhonin anëtarët e të ashtuquajturës kryesi që qenë kundër këtij vendimi. Nga kjo pikë Bardhi dhe rreth 19 deputetë u ndanë përfundimisht nga Basha.

Tratativat për bashkimin e grupit të PD/ Si janë ndarë palët? 

Një pjesë e tyre ia plasën të qeshurës dhe u shkrinë në lot kur Lindita Nikolla paralajmëroi se do ta njihte atë si kryetar të grupit demokrat. Gaz Bardhi, i cili është i zgjedhur me shumicë votash në këtë post, u ngrit në tribunë dhe i tha Nikollit se nuk e zgjedh dot as Rama as Veliaj shefin e grupit të opozitës. Ndërsa kamerat nga larg e kapën duke i thënë Bashës nga afër: “Shko more qesharak! Hipokrit”.

E bukura ishte se as kur deputetët e PD gajaseshin me të, as kur Bardhi i tha qesharak, Bashës nuk i lëvizte asnjë muskul në fytyrë . Ai shfaqej në ekran si një statujë dylli që nuk i bënte përshtypje asgjë. Vetëm më pas, ndoshta ngaqë e ka që u bë baltë, Basha doli para shtypit dhe njoftoi se nuk do ta kryejë vetë funksionin e kreut të grupit, por se do ia delegonte atë njërit prej nënkryetarëve që akoma askush nuk e di se cilët janë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI