Flash

Investigimi i “Telegraph”: Si kontrabandistët shqiptare shesin mbi 12 mijë paund pasaporta false në ‘Instagram‘

Lapsi.al 4 September 2023
Investigimi i “Telegraph”: Si kontrabandistët shqiptare shesin

Kontrabandistët shqiptarë kanë marrë sërish vëmendjen e medias britanike “Telegraph”. Sipas investigimit të medias britanike, bandat ofrojnë dhe sigurojnë pasaporta për 12,500 £ me foto që ngjajnë me emigrantin e paligjshëm ose kriminelin që dëshiron të udhëtojë nëpër Evropë dhe të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ata pretendojnë se mund të anashkalojnë kontrollin biometrike duke përdorur pasaporta të vjetra që mund të kontrollohen vetëm manualisht.

Pasaportat e vendeve si Greqia, Rumania dhe Republika Çeke mendohet se janë vjedhur për t’i ngjasuar personit që banda kërkon të kontrabandojë .

“Bandat shqiptare reklamojnë shërbimet e tyre nëpërmjet një faqeje private në Instagram me etiketën “Passage to the UK” që ka 1600 ndjekës”, shkruan media britanike.

“12,500 paund për të hyrë në MB! Kjo reklamohet përmes story në Instagram, të cilat fshihen pas 24 orësh, në vend të një faqeje publike për të shmangur zbulimin dhe platformën që vepron për të mbyllur llogarinë. Instagram tha se kishte hequr llogarinë pasi u kontaktua nga The Telegraph.

Një gazetare e fshehtë që dërgoi një mesazh direkt tek operatorët e llogarisë iu tha se do të kushtonte 12,500 £ për person që ajo dhe i dashuri i saj të shkonin në MB.

“Shpenzimet e pasaportave dhe biletave të udhëtimit do të mbulohen nga ne. Do të paguani kur të mbërrini”, ishte përgjigja e tyre.

Komunikimet nëpërmjet Instagram

“Italia në Londër me avionë. Udhëtimi i sigurt 100 për qind me njerëzit tanë në aeroporte. Pagesa vetëm kur të mbërrini në Londër. Kontaktoni. Vetëm njerëz seriozë.”

“Shërbimet për njerëzit që kanë probleme në Mbretërinë e Bashkuar (kërkohen nga policia). Nga Italia në Irlandë. Nga Irlanda në Londër.”

“Arritja në MB 100 për qind e sigurt në avion dhe për ata që janë dëbuar nga vendet e BE-së”. Një tjetër ofronte ID dhe patentë, si dhe pasaporta.

Të këshilluara

Shtyhet afati për regjistrimin në shkolla

Afati i regjistrimit në shkolla është shtyrë. Procesi i regjistrimit në vitin shkollor 2023-2024 për klasën e parë, gjimnaz ose shkollë të mesme të orientuar do...

21:29

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI