Flash

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Lapsi.al 4 September 2023
Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. "Kokat" që u prenë ishin Frida Krifca, Olta Xhaçka, Milva Ekonomi dhe Evis Kushi.

Ndërkohë Ogerta Manastirliu merr drejtimin e Ministrisë së Arsimit. Te Shëndetësia shkon Albana Kociu, e cila deri më tani ka drejtuar Departamentin e Administratës Publike.

Në vend të Frida Krifcës shkon Anila Denaj. Delina Ibrahimaj nga Financat "zbret" poshtë në një ministri pa portofol në vend të Edona Bilalit te Mbrojtja e Sipërmarrjes.

Milva Ekonomi shkon te Sekretariati për Programin në PS, ndërsa ministria e saj shkrihet dhe emërohet Ministër për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku.

Anila Denaj - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Igli Hasani- Ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropës

Ervin Mete- Ministër i Financave

Ogerta Manastirliu- Minister i Arsimit dhe Sportit

Delina Ibrahimaj- Ministër për Sipërmarrjen

Arbian Mazniku- Minister i Pushtetit Vendor

Albana Kociu- Ministër i Shëndetësisë

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI