Flash

Edi Rama: Mua dhe PS-në na duan të vdekur

Lapsi.al 4 September 2023
Edi Rama: Mua dhe PS-në na duan të vdekur

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, teksa theksoi se Shqipëria është futur në hartën turistike të Europës, tha se për vendin tonë flasin keq ata që sipas tij duan të vdekur PS-në.

“Bumi” turistik i këtij viti, Rama tha se mund të kthehet në boomerang vitin e ardhshëm nëse nuk merren masa.

Ai la porosi që askush të mos mbyllë sytë përpara problemeve, ndërsa shtoi se korrigjimi i së tashmes, është arsyeja e ekzistencës së PS-së si forcë politike.

“Miliona e miliona turistë nga tërë Europa vijnë të buzëqeshur, habiten që në kaq pak territor gjejnë bukuri të larmishme dhe thonë se duam të kthehemi përsëri.

Gjejnë siguri mbresëlënëse në këtë vend. Vetëm ata që na duan të vdekur mua bashkë me këtë forcë udhëheqëse të Shqipërisë europiane nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja.

Për Shqipërinë dhe kryeqytetin e saj flasin keq vetëm shqipfolësit pa din e pa imam të këtij vendi që na duan mua dhe këtë parti të vdekur. Po i nxijnë jetën shqiptarëve dhe po i lënë pa gojë të huajt.

Realiteti i të tashmes është ku e ku më i mirë se ai i të djeshmes. Korrigjimi i të tashmes është arsyeja e forcës tonë politike. Domosdoshmëria që duhet ta ushqejë organizmin tonë politik dhe qeverisës. Për shembull korrigjimi i të tashmes së Maldives së Europës. Deri dje na quanin shpella e Europës.

Nga infrastruktura e Ksamilit që u bë simol i Shqipërisë në mbarë mediet e huaja e deri te sukseset e tjera, korrigjimi i të tashmes kërkon që askush nga ne të mos mbyllë hundët përpara gropave septike. Korrigjimi i të tashmes kërkon që kjo forcë qeverisëse të mos mbyllë asnjë minutë veshët... Askush prej nesh të mos e lërë për nesër punën e sotme.

Vitim tjetër do të kemi kërkesë më të lartë se kjo e këtij viti. Nami i mirë që kemi marrë sot mund të na kthehet në bumerang nëse nuk përgatitemi. Ne sapo kemi futur këmbët në superligë. Afirmimi i Shqipërisë si destinacion Europian tregon se këtij vendi i është zbardhur faqja njëherë e mirë nga e shkuara e errët. E shkuara e ngjyer me bojën e murrme të paragjykimeve të botës”, tha Rama.

Të këshilluara

Kapet me drogë 22-vjeçari në Spanjë

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi ka ndodhur pasditen e 31 gushtit në qytetin e Armillas. Mediat e h...

17:32

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI