Flash

Ndryshimet në qeveri/ Cilat janë kokat e ministreve që "preu" Rama

Lapsi.al 4 September 2023
Ndryshimet në qeveri/ Cilat janë kokat e ministreve që

Nga kabineti qeveritar janë larguar Ministrja e jashtme Olta Xhaçka, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ministrja e Arsimit Evis Kushi. Xhaçka ishte akuzuar per shpalljen e bashkeshortit si investitor strategjik gje qe eshte theksuar edhe nga qeveria greke. Opozita ka kerkuar heqjen e mandatit te saj. Nga ana tjetar Krifca, vuajti vendimin e BE-së për të prerë ndihmat për bujqësinë.  Edhe në një ministri shumë të përfolur u bë ndryshim, duke hequr nga shëndetësia Ogerta Manastirliun dhe duke e zvedndësuar atë me të panjohurën Albana Koçiu.

LEXO ME TEJ:

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj 

Gjithësesi Rama e ruajti disi Manastirliun duke e spostuar në pozicion, duke e çuar tek arsimi gjë që i kushtoi vendin Evis Kushit e cila do punojë këtej e tutje në sekretariatin e PS-së. Nga posti i rëndësishëm i financave u largua edhe Delina Ibrahimaj, e cila gjendet në një konfikt të hapur me Belinda Ballukun, por edhe atë kryeministri nuk e ka lënë pa gjë. Ish ministrja e financave, të cilën Rama e shkarkoi njëherë në qershor tani do të drejtojë dikasterin e sipërmarjes duke lënë jashtë kabinetit Edona Bilalin.

ANDI BUSHATI: Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Jashtë mbeti edhe ministrja e shtetit Milva Ekonomi e cila që prej shtatorit 2021 ishte ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbime, por ministria e saj u shkri. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Në Asamblenë e Partisë Socialiste, kryetari i PS e kryeministri Edi Rama zyrtarizoi ndryshimet në kabinetin qeveritar. "Kokat" që u prenë ishin Frida Krifca, Ol...

18:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI