Flash

Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Lapsi.al 4 September 2023
Kokat e prera si apologji e pamjaftueshme

Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë nga qeveria ministra anonimë, nuk prodhon realisht asnjë efekt. Prandaj atë që se ka arritur dot me akte, është munduar ta kompensojë me fjalë.  

Ai mbajti një fjalim koktej, me pak krenari për Shqipërinë turistike, me pak mburrje për suksestet ndërkombëtare të vendit, me pak nacionalizëm anti grek dhe me pak hipokrizi pro SPAK, për të dehur me sa mundet, mendjet e socialistëve, të shushatur ditë pas dite, me faktet tronditëse të hajdutërisë. 

Në asamblenë e PS-së, para kryeministrit ishte një sfidë e vështirë. Ti jepte koherencë dy anëve që nuk bashkëjetojnë dot së toku: së pari nevojës për të prerë koka ministrash, si kompensim për të kënaqur publikun e shokuar nga vjedhjet masive, ndërsa, nga ana tjetër, krenarisë së socialistëve për 1001 arësyet e sukseseve të qeverisë. 

Lexo me tej:

Ndryshimet në qeveri/ Cilat janë kokat e ministreve që “preu” Rama 

Gjatë kësaj vere, pas arrestimit me burg të ish zv/ kryeministrit Ahmetaj, pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës, tek i cili janë hdhur deri më tani 90 milionë euro, pas shpalljes si grabitje të koncesionit të sterilizimit të paisjeve mjeksore, pas ndërprerjes nga BE të fondeve për bujqësinë, Rama duhej edhe të shprehte reflektim edhe të mbante sa më lart moralin e trupave të tij.

Nuk bëri dot as njërën as tjetërën. Ndonëse largoi nga qeveria Olta Xhaçkën, që së fundi e akuzoi edhe Greqia për investimin strategjik të bashkëshortit të saj; ndonëse hoqi qafe ministren Krifca, që kontrollonte grandet evropiane; ndonëse e spostoi nga shëndetësia Manastirliun, që trashëgoi tre koncesionet famëkeqe; asnjëra prej këtyre lëvizjeve nuk e justifikoi dot fabulën e keqbërësve që hanë kumblla dhe dardha pas shpinës së shefit. 

Të gjithë mbajnë mend shprehjen e Edi Ramës, në fillim të mandatit të parë, se njerëzit nuk janë hajdutë në vetvete, por ata i bën të tillë sistemi. Tani, askush nuk ka më dyshim se sistemi i rilindjes ka rezultuar një mitër monstrash. 

Ai shndërroi në grabitës edhe ata që ndofta se kishin ndërmend ta nisnin këtë rrugë dhe rrezikon t’u ofrojë të njëjtin fat edhe atyre që sapo u futën në kabinet.

Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj

Prandaj, qasja alibike se këtu është bërë nami po unë s’kam ditur gjë nuk funksionon. 

Ndoshta duke ditur këtë, Rama u mundua të eksploronte një rrugë tjetër, për ti ngritur moralin të tijëve. Në fjalimin alla Fidel Kastro, ai nuk i kurseu  penelatat optimiste. Ai foli mbi gjysëm ore për sukseset e industrisë së turizmit, tregoi me mburrje se pas disa ditësh Shqipëria do drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe nuk e humbi rastin pa nënvizuar se jemi bërë aq të fortë, sa ti tregojmë dhëmbët Athinës.

Por edhe kjo strategji ka pak gjasë të ketë zënë vend. Sepse duke dëgjuar paradën e krenarive të Ramës çdo njeri që reket ta vërë trurin në punë do të pyeste: po kur qenkemi kaq lart, pse u dashka të bëjë një lëvizje që ndodh vetëm pas krizash të mëdha? Pse u dashska të tollovisë gati gjysmën e qeverisë? 

Arrestimet për korrupsion/ Rama: Përgjegjësia ime nuk është të skuqem apo të kërkoj ndjesë 

Dy rrugët që Rama ka zgjedhur, edhe për të flakur koka ministrash me shpresën për të qetësuar turmat edhe për tu mbushur mendjen këtyre të fundit se jemi shumë mirë, neutralizojë njëra-tjetërën. Ato e zerojnë efektin që do donin të prodhonin duke përforcuar bindjen se ky sistem prodhon qeveritarë me lugë në brez. As investimet strategjike buzë Jonit s’do përfundojnë me ikjen e Xhaçkës, as PPP e shëndetësisë me atë të Manastirliut dhe as djegësit e plehrave nuk do vihen në punë, për faktin se doli nga njëra derë Ahmetaj dhe hyri nga tjetra Mazniku.  

Rilindasve nuk i shërben dot më parrulla: “sistemi ynë i bën njerëzit më të ndershëm”. Ata mund të gjejnë shpëtim vetëm tek deviza e vjetër e gjithë banditëve: “njerëz si ne e bënë Amerikën”. Pastaj po, pas kësaj, mund të diskutojmë lirshëm për boomin turistik dhe Maldivet e Evropës.

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

Mos e shani Bashën, qeshni me të!

Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, shumica e atyre që e mbështetën Lulzim Bashën, kur vrau babain e vet politik, sot janë ndarë në dy grup...

19:19

Rama me alibi si të Erdoganit dhe Putinit

Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një sërë alibish për çështjen Beleri. Në intervistën për të përditshmen Kathimirini, që e pomponte me bujë ...

14:37

Çështja Beleri/ Pse Rama po kreh Athinën

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot në publik një bisedë në telefonat privatë, mes tij dhe gazetarit grek të Kathimerini, Pavlos Papadopoulos, për të krijuar i...

19:17

"Dhurata" greke, për një president klloun

Provokimi grek për ta lënë Shqipërinë jashtë tubimit informal të Athinës, në përkujtim të 20 vjetorit të samitit historik të Selanikut, më shumë sesa për marëdh...

15:57

Sa i kushton Ramës koka e Belerit

Edi Rama gjendet i mbërthyer në morsën e dy të vërtetave, falë vendimit personal për ta burgosur kandidatin e bashkisë Himarë, Fredi Beleri, pak ditë para zgjed...

13:53

Saliu se fut dot kullën në thes

Falë aksionit simbolik të lëvizjes Bashkë dhe fjalimit, sa me pathos, po aq dhe me argumenta të Arlind Qorit, ngritja e një përbindshi betoni në vend të një par...

09:16

A po del SPAK nga kontrolli i Ramës

Akti i fundit i Prokurorisë së Posaçme për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës, është padyshim goditja më e madhe që i është dhënë kësaj mazhorance gjatë de...

15:20

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI