Flash

Zelensky shkarkon papritur ministrin e Mbrojtjes

Lapsi.al 3 September 2023
Zelensky shkarkon papritur ministrin e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov është shkarkuar nga detyra e tij. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky. Reznikov e ka drejtuar ministrinë që përpara fillimit të pushtimit të Rusisë në shkurt 2022. Në fjalimin e tij të mbremjes, Presidenti Zelensky tha se ishte koha për "qasje të reja" në ministrinë e mbrojtjes.

Rustem Umerov, i cili drejtonte Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov. "Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi" - tha presidenti ukrainas në një mesazh në aplikacionin Telegram. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI