Flash

Ekzekutohet një person në Prizren, policia në ndjekje të autorit

Lapsi.al 3 September 2023
Ekzekutohet një person në Prizren, policia në ndjekje të

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Prizren. Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen “Arbana”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi se një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri. Sipas të njëjtave burime, viktima është një 48-vjeçar me iniciale B.M..

Mediat e Kosovës raportojnë se autori ka qenë duke lëvizur me një automjet. Ai ka qëlluar nga brenda makinës dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia është vënë në kërkim të tij pasi sipas burimeve ai është identifikuar. Të paqarta mbeten motivet ndërsa në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta të policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI