Flash

Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares nga motra

Lapsi.al 3 September 2023
Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares nga motra

Detaje të reja nga vrasja e 37-vjeçares Amanda Pushani në Tiranë ditën e djeshme.

Një krim i rëndë që me sa duket në gjenezë ka pasur konfliktet e vazhdueshme për shkak të pijes.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se viktima ishte e alkoolizuar dhe shpeshherë agresive në familje.

Ditën e djeshme mes Amandës (në foto, me flokë të zeza) dhe Marselës ka pasur një përleshje, teksa kjo e fundit më pas e ka qëlluar me thikë.

Fillimisht familjarët e raportuan në polici si vdekje natyrale, por pas autopsisë u zbulua se 37-vjeçarja kishte vdekur për shkak të goditjeve me thikë.

Lexo më tej: Mali i Zi/ Ekspertët: Ndërhyrjet nga jashtë po vonojnë formimin e qeverisë së re 

Sipas dëshmisë së 40-vjeçares, e motra viktima kishte shkuar e dehur në shtëpi në momentin që ndodhi krimi dhe kishte disa shishe birrë në dorë. 40-vjeçarja ka deklaruar se ato po debatonin pasi po i kërkonte llogari për gjendjen e saj duke qenë se kishin rënë dakord që s’do pinte më. Sipas 40-vjeçares, vikitima Amanda kishte marrë thikën në dorë dhe duke tentuar t’ia hiqte ajo e kishte qëlluar për vdekje.

Gazetari Igli Çelmeta, në një raportim live në News24, ndau detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ditës së djeshme, duke thënë se “Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme. nëna e vajzave. ditën e djeshme ka lajmëruar policinë, ku mësohet se u ka thënë se vajza nuk ndjehej mirë. pas këqyrjes së trupit dhe autopsisë, 37-vjeçarja kishte humbur jetën nga një plagë me thikë në stomak. pas arrestimit të 40-vjeçares, ajo deklaroi se dje kishte pasur një debat me motrën dhe nënën e tyre. sipas autores, motra ka marrë thikë dhe ka tentuar dhe e ka kërcënuar që ta godasë, në arsyet e vetëmbrojtjes e ka qëlluar me thikë. mësohet se më parë ka pasur problematika me viktimën, e cila shkonte në market dhe blinte pije alkoolike”, raportoi live gazetari Çelmeta.

Të këshilluara

37-vjeçarja vritet nga motra në Tiranë

Një krim i rëndë ka ndodhur dje në kryeqytet, ku një 37-vjeçare është vrarë me thikë nga motra e saj, teksa fillimisht vdekja është raportuar si natyrale. Pa...

11:02

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI