Flash

Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës/ Zbulohen emrat që e bojkotuan

Lapsi.al 3 September 2023
Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës/ Zbulohen emrat

Partia Demokratike (e vulës) që tashmë drejtohet edhe zyrtarisht nga Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë mbrëmjen e kësaj të diele. Mbledhja vjen vetëm një ditë pas punimeve të Kuvendit Kombëtar të mbajtur pasditen e së shtunës. Në këtë Kuvend u miratuan ndryshime në statut që i japin më shumë pushtet Lulzim Bashës. Kuvendi u kritikua nga shumë prej anëtarëve të kësaj force.

Mësohen se në mbledhjen e kryesisë së tij, nga 30 anëtarë, të pranishëm në sallë vetëm 14 prej tyre: Lulzim Basha, Arbi Agalliu, Mirela Karabina, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, Fitim Zekthi, Indrit Sefa, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Taulanda Jupi dhe Orjola Pampuri.

Megjithatë u tha se shumica u sigurua për shkak të 5 anëtarëve që merrnin pjesë online në mbledhje: Agron Kapllanaj, Jemin Gjana, Merita Bakiu, Enkelejd Alibeaj dhe Flutura Açka. Nuk kanë marrë pjesë në mbledhje: Gazmend Bardhi, Dhurata Çupi, Jonila Godole, Helidon Bushati, Juela Hamati, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi. Siç dihet kanë dhënë dorëheqje Jorida Tabaku, Oriela Nebiaj dhe Flamur Hoxha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI