Flash

Italia ndalon burkat në shkolla

Qeveria e krahut të djathtë e Italisë ka ndaluar veshjet që mbulojnë fytyrën në shkolla. Ekzistojnë edhe rregulla t&eum...

09:21

Vrau babanë duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, vihet në pranga 23-vjeçari në Selenicë

Lapsi.al 2 September 2023
Vrau babanë duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me

Mato Gllucaj, 23 vjeç, është arrestuar nga policia pasi dyshohet se vrau dhe babain në Gjormë të Selenicë një ditë më parë.

Sipas policisë, ai vrau babanë e tij, duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, vihet në pranga 23-vjeçari.

Selenicë, Vlorë/Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, zbardhet ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në Selenicë, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën shtetasi D. G., 56 vjeç.

Fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por hetimet e thelluara profesionale të Policisë, në drejtimin e Prokurorisë, zbardhën vendosjen e lëndës plasëse në sobën me gaz dhe identifikuan autorin e ngjarjes.

Vrau babanë e tij, duke vendosur lëndë eksplozive në sobën me gaz, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen mekanizmi elektrik i përdorur për shpërthimin e lëndës plasëse, kallëpe me lëndë plasëse, granata, ndezësa granatash, armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.

Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI