Flash

"Na bëri presion pronari...", dëshmia për vdekjen nga përplasja me Jetski në Himarë

Lapsi.al 2 September 2023
"Na bëri presion pronari...", dëshmia për vdekjen nga

Një ngjarje e rëndë është shënuar disa javë më parë në Himarë, ku u përplasën 2 Jet Ski në mes të detiti dhe për pasojë humbi jetën një 16-vjeçar, ndërsa mbeti i plagosur një tjetër.

Në Llaman, katër adoleshentë morën 2 Jet Ski dhe nisën xhirot në det. Xhiro që rezultoi tragjike. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur dhe Rigersi, një nga katër të miturit që u përfshi në aksident.

Ai tregon se kur shkuan për të marrë mjetet ujore askush nuk i ka pyetur për moshën.

“Duam të marrin një jet ski të dalim në det të bëjnë xhiro, askush s’na kërkoi as identitet, as patente, as moshën, nuk na pyeti askush”, rrëfen ai.

I mituri madje ka treguar edhe arsyen se përse dhanë dëshmi të rremë në polici, duke thënë se u hodhën nga një shëmb dhe mbetën të plagosur dhe jo se ishin përplasur me Jet Ski.

“Policia erdhi në urgjencë, aty po flisja me pronarin e Jet Skive. Më tha që me rrezikohet biznesi mund të themi se është hedhur nga shkëmbi, nuk kemi çfarë i bëjmë, kjo që ndodhi ndodh. Në fillim deklaruam se është hedhur nga shkëmbi. Nga trauma s’dinim si të vepronim na u shtua dhe pak presioni. Pasi u kthjelluam pak dhamë dëshminë tamam”, tregon ai.

Po ashtu për ngjarjen e rëndë ka folur edhe Danieli, i cili ndodhej në të njëjtin Jet Ski me viktimën, duke thënë se gënjeu policinë për shkak të presionit ka pronari i mjetëve lundruese.

“Morëm presion nga pronari i jet skive, duke na thënë që jemi hedhur nga shkëmbi. Ne ishim ne momentin që nuk ishim në gjendje të mirë psikologjike, që ta kuptonim me çfarë qëllimi na e tha ai atë, nuk kishin asnjë ndihmë, as psikolog, as avokat as ndihmë mjekësore. E kuptova vetë që nuk kishte sens, ajo që po thonim. Fola dhe tregova të drejtën”, rrëfen ai./BW

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI