Flash

Këngëtari hedh i zemëruar mikrofonin, godet në kokë moderatoren!

Lapsi.al 2 September 2023
Këngëtari hedh i zemëruar mikrofonin, godet në kokë

Gjatë një performance nje dite me pare në Los Angeles, 50 Cent hodhi një mikrofon në publik dhe pamjet nga koncerti filluan të qarkullojnë në rrjetet sociale.

Ai pati probleme me mikrofonin gjatë interpretimit dhe iu desh ta ndërronte disa herë. Pasi mikrofoni perfundimisht e la ne balte, reperi i nevrikosur e hodhi atë në publik. Videoja tregonte momentet kur artisti i ndërron mikrofonat dhe më pas i acaruar e leshon njerin audiences, por duket se padashje ne kete menyre ka goditur në kokë një femër.

Megjithëse videoja nuk tregon se ku përfundoi pajisja, Page Six raporton se ajo goditi në ballë moderatoren e radios Power 106, Bryhana Monegain. Mediat amerikane raportojnë se ajo ishte gjakosur dhe kishte pësuar lëndime në kokë, ndersa episodi i ka zemëruar se tepermi fansat.

TMZ ka siguruar fotografitë e saj pas lëndimit dhe nderhyrjes së mjekëve, të cilëve u është dashur t’ia qepin plagën.

Muajt e fundit është shfaqur një trend i çuditshëm që ka zemëruar shumë muzikantë. Pasi një fans nga publiku goditi me celular në kokë këngëtaren Bebe Rexha, pasuan një sërë ngjarjesh të ngjashme, ku fansat shënjestronin yjet që po performonin në skenë, por nuk kishte ndodhur sakaq e kunderta e kesaj.

Të këshilluara

Meg Ryan flet për rikthimin në aktrim

Meg Ryan ka folur për rikthimin në aktrim. Aktorja foli me Carol Burnett për revistën Interview, duke prekur se si ajo ishte "krenare" për punën e saj në kom...

16:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI