Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Ikonën e televizionit italian e largojnë pas 15 vitesh nga ‘Mediaset’

Lapsi.al 2 September 2023
Ikonën e televizionit italian e largojnë pas 15 vitesh nga

Një ndër ikonat e televizioneve italiane, Barbara d’Urso, e kanë larguar nga televizioni “Mediaset” pa asnjë paralajmërim. Në prag të emisionit të saj ‘Pomeriggio5’, i cili ka 15 vite në ekran, Barbara është zëvendësuar me prezantuesen Myrta Merlino.

Ka qene vetë ajo që e ka ndarë këtë lajm me të gjithë përmes një postimi në Instagram.

“Për pak ditë do të nisë edicioni i 16-të i Pomeriggio5, i pari pa mua. Unë e kam krijuar dhe kuruar atë program me dashuri për 15 vjet dhe është krenari për mua që një program lindur, rritur dhe identifikuar me mua, vazhdojnë të mbajnë të njëjtin emër”, ka shkruar ajo.

Më tej, Barbara d’Urso kujton nisjen e programit që startoi në vitin 2008.

“Ishte 1 shtator 2008 kur Claudio Brachino dhe unë, atëherë drejtor i Videoneës, ne fillimisht krijuam Mattino5 dhe më pas Pomeriggo5, si dhe Domenica5. Ishte një aventurë e jashtëzakonshme, e cila më lejoi të vazhdoj beteja sociale, të intervistoja të gjithë liderët politikë deri në fushatën e fundit elektorale, t’ju informoja dhe t’ju bëja shoqëri gjatë muajve të errët të pandemisë. Me përkushtim dhe vetëmohim kam qenë në shërbimin e plotë të kompanisë për 15 vjet, vijon ajo, duke ndjekur indikacionet e tyre deri në episodin e fundit të këtij viti, pa anashkaluar asnjë takim. Çfarëdo që të ndodhte në jetën time, unë isha aty, besnike mbi të gjitha ndaj angazhimit, për mua të pacenueshëm, që kisha me ju. Të gjitha këto i bëmë me një buxhet shumë të vogël, i cili ka qenë forca ime në kompani që nga fillimi i kësaj aventure të jashtëzakonshme, duke synuar performancën maksimale me kosto minimale. Nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por Pomeriggio5 ishte shtëpia ime dhe i bëja sakrificat me buzëqeshje, edhe kur u detyruam të dilnim në transmetim pa audiencë, nga qendra e prodhimit që ishte një katedrale në shkretëtirë gjatë izolimeve. dhe pastaj vazhdoi kështu për dy vjet e gjysmë”

Të këshilluara

Meg Ryan flet për rikthimin në aktrim

Meg Ryan ka folur për rikthimin në aktrim. Aktorja foli me Carol Burnett për revistën Interview, duke prekur se si ajo ishte "krenare" për punën e saj në kom...

16:44

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

E pickoi gjarpëri/ Turistja australiane rrëfen gjendjen skandaloze të spitaleve në Shqipëri

Amy Lecons u bë një sensacion i papritur viral pasi filmoi veten duke pritur për shpëtim në një shpat mali në Shqipëri, pas kafshimit nga një gjarpër helmues. Në këtë intervistë ekskluzive, vrapuesja australiane e shtigjeve, me bazë në Zelandën e Re, përshkruan kafshimin, telefonatat e dështuara të emergjencës, telefonatën e dëshpëruar ndaj babait të saj, mjek në Australi, dhe arsyen pse ajo beson se historia e saj është përdorur për të mbuluar probleme serioze në sistemin shëndetësor të Shqipërisë.

14:48

Me sytë katër

PAPARAZZI