Flash

Wow! Këngëtarja Shqiptare mahnit me paraqitjen e saj në Festivalin e Filmit në Venecia(Foto)

Lapsi.al 1 September 2023
Wow! Këngëtarja Shqiptare mahnit me paraqitjen e saj në

Rita Ora shkëlqeu gjatë hyrjes në ‘Festivalin e Filmit në Venecia’.

Ajo mbërriti me një varkë, e veshur kuq e zi. Fustani i kuq prej sateni nga Moschino, ishte i shkurtër përpara dhe kishte një bisht të gjatë mbrapa. Ajo e kishte veshur mbi një body të zi dantelle, me geta të zeza dhe taka të larta.

Nuk e dimë nëse përmes kësaj veshjeje Rita ka dashur të përçojë një mesazh apo ka qenë rastësi. Vlen të theksohet se kjo vjen pas polemikave të mëdha për kërcimin e saj me flamurin serb.

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera. Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI