Flash

Studimi i Ekspertëve të INSTAT në 13 mijë biznese: Rritja e pagave me 1% rriti produktivitetin me 0.6%

Lapsi.al 1 September 2023
Studimi i Ekspertëve të INSTAT në 13 mijë biznese: Rritja e

Një studim i pavarur i ekspertëve të INSTAT në rreth 13 mijë ndërmarrje gjeti një lidhje pozitive ndërmjet rritjes së pagave dhe produktivitetit.

Të dhënat që u morën nga Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve në 13,424 biznese aktive treguan se rritja me 1% e pagës për të punësuar ka dhënë një rritje mesatare të produktivitetit të punës me 0,6% gjatë periudhës 2015-2020.

Një lidhje pozitive vërehet gjithashtu mes produktivitetit dhe fitimit për të punësuar, ku rritja me 1 % e këtij treguesi rrit produktivitetin mesatarisht me 0,38%.

Gjithashtu, kjo lidhje pozitive evidentohet edhe për treguesit e tjerë si investimet për të punësuar, ku ndryshimi me 1 % rrit produktivitetin mesatarisht me 0,024%.

Ndërmarrjet e mëdha kanë rezultuar mesatarisht me produktivitet më të lartë pune sesa të voglat. Tregu i punës i zhvendos punëtorët drejt ndërmarrjeve më produktive dhe kjo përforcon rëndësinë e ndërmarrjeve të mëdha për rritjen e produktivitetit.

Studimi i ekspertëve të INSTAT gjeti se 5 ndërmarrjet e mëdha rezultojnë 3,6% më produktive se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ndërsa prodhuesit e të mirave kanë një produktivitet 51,4% më të lartë se prodhuesit e shërbimeve.

Produktiviteti i punës reflekton aftësinë e ndërmarrjes për të gjeneruar produktivitet ose vlerë të shtuar më të lartë. Produktiviteti, në përgjithësi, është i lidhur me raportin e faktorëve të prodhimit dhe produkteve të prodhuara.

Në rastin e Shqipërisë, sipas të dhënave të Anketës strukturore të Ndërmarrjeve vitet e fundit sektori privat ka pasur një zgjerim të shpejtë, duke ndikuar në këtë mënyrë në rritjen e numrit të të punësuarve dhe në nivelin e prodhimit.

Teoritë e efikasitetit të pagave pohojnë se ato ndikojnë pozitivisht në produktivitetin e punës, fakt që sugjeron se rritja e nivelit të pagave inkurajon punonjësit të rrisin produktivitetin në përgjigje të stimujve më të lartë të ofruar nga ndërmarrja.

Nga ana tjetër, studimet të tjera tregojnë se produktiviteti më i lartë i punëtorëve rrit pagat.

Sipas Raportit të Konvergjencës së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) rritja e pagave duhet të vijë si pasojë e rritjes së produktivitetit të punës në nivel ndërmarrjeje, duke marrë në konsideratë edhe kushtet e tregut të punës dhe zhvillimet në vendet konkurrente për të siguruar stabilitet të gjatë makroekonomik. MONITOR

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI