Flash

I dënuar për trafik klandestinësh, arrestohet i riu në Tiranë (Emri)

Lapsi.al 1 September 2023
I dënuar për trafik klandestinësh, arrestohet i riu në

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Edison Ismailin.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Bridge". Vihet në pranga një shtetas i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Brigde".

Si rezultat i këtij operacioni, në vendin e quajtur "Ura e Beshirit", u bë kapja e shtetasit në kërkim Edison Ismaili, 31 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik", pasi në vitin 2019, në Pogradec, ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për të transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI