Flash

Çdo zjarrvënës do ta kryej dënimin në burg, Greqia ashpërson masat

Lapsi.al 1 September 2023
Çdo zjarrvënës do ta kryej dënimin në burg, Greqia

Gjatë një debati parlamentar mbi përballimin e zjarreve masive që kanë shkatërruar qindra mijëra hektarë pyje në Greqi gjatë dy muajve të fundit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka prezantuar një gamë të gjerë ndërhyrjesh për të përballuar pasojat e krizës klimatike, përforcimin e mbrojtjes civile, por edhe mbështetjen dhe rindërtimin e zonave të prekura.

Duke ju referuar zjarreve në Evros,që vazhdojnë për 14 ditë rrjesht në një front tashmë prej 15 km, Mitsotakis ka thënë se sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus,

Ato janë zjarret më të mëdha në BE që kur unioni filloi të mbante të dhëna, janë veçanërisht të vështira dhe do të studiohen për shumë vite nga shkencëtarët.

“Në vendin tonë, megjithëse ishim të përgatitur – do të insistoj në këtë dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem çdo kritike me mirëbesim – megjithëse ishim të përgatitur më mirë se çdo vit tjetër, u përballëm me një kombinim të paprecedentë ngjarjesh. Kemi pasur alarm ekstrem të nivelit 5, jo vetëm në një rajon të vendit, por në shumë rajone, shtatë herë këtë verë”, tha Mitsotakis.

Sipas kreut të qeverisës greke gjobat do të rriten dhe zjarrvënësit e dënuar do të duhet të kryejnë dënimin e tyre në burg edhe në rast të neglizhencës.

“Shkaku i zjarrit në Evros është duke u hetuar. Është pothuajse e sigurt se është shkaktuar nga njeriu dhe është pothuajse e sigurt se zjarri ka rënë në rrugët e përdorura nga emigrantët e paligjshëm që hyjnë në vendin tonë”, shtoi kryeministri.

Mitsotakis që është kritikuar nga partitë opozitare për paaftësi të qeverisë në përballimin e zjarrve, njoftoi përforcimin e mjeteve të shuarjes së zjarrit, sidomos me furnizimin me avionë të rinj Canadair nga viti 2026 dhe më shumë se 100 dronë – të katër llojeve të ndryshme – që në sezonin e ardhshëm të verës. Gjithashtu,përveç rritjes së gjobave dhe dënimeve me heqje lirie për zjarrvënie, ai ka deklaruar se do të punësohen menjëherë 500 specialistë pyjesh, 1000 zjarrfikës, staf i ri sezonal dhe do të rritet numri i rojeve në pyje.

Të këshilluara

Nis sot viti i ri shkollor në Kosovë

Sot në Kosovë ka filluar viti shkollor 2023/24. Edhe sivjet tekstet shkollore do të subvencionohen nga shteti, por për dallim nga vitet e kaluara, kësaj radhe p...

08:54

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI