Flash

Berisha i uron shërim të shpejtë Fatos Nanos dhe krahason Ramën me personazhin e Shekspirit

Lapsi.al 1 September 2023
Berisha i uron shërim të shpejtë Fatos Nanos dhe krahason

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot dhe për rivalin e tij të dikurshëm Fatos Nanon, teksa i ka uruar shërim të shpejtë.

Berisha ka komentuar dhe dekoratën e dhënë dje nga kryeministri Edi Rama për Fatos Nanon, duke theksuar se vetëm mirënjohje mbi tokë nuk ekziston për të dhe akuzuar se përdor fatkeqësitë për qëllime të veta.

“Me gjithë sinqeritetin dhe me gjithë zemër i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë. Ta kalojë këtë situatë jo të lehtë dhe të rikthehet në familjen e tij. Nuk dua të shkoj më tej se po të shkoj më tej do të dënoja me ashpërsinë më të madhe fasadën e jagos se në qoftë se kishte një Jago, Edi Rama ishte Jago i Fatos Nanos dhe të të qajë Jagoja Zoti është i madh, nuk kam ç’të them tjetër. Çfarë mirënjohjeje, vetëm mirënjohje mbi tokë nuk ekziston për të. Nuk ka moment fatkeqësie që Edi Rama të mos e përdorë për qëllime të veta. Kur përdor dhe të tjera. Ai përbën një Jago dhe e ka të qartë çdo socialist shqiptar që e ka integritetin të mbetet socialist dhe të mos shndërrohet në rilindës. Rilindësit janë sekt”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI