Flash

Bebe Rexha publikon fotografi atraktive nga festa e saj në ditëlindjen e 34-të

Lapsi.al 1 September 2023
Bebe Rexha publikon fotografi atraktive nga festa e saj në ditëlindjen

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi 34 vjet, gjersa këtë ditë vendosi ta shënoi në një festë në jaht bashkë me anëtarët e saj të familjes dhe shoqërinë e ngushtë.

Këngëtarja e hitit “I’m Good (Blue)”, publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi nga festa, ku u shfaq duke pozuar me një fustan të zi në jaht.

Ajo kishte veshur një fustan të gjatë me hapje të mëdha te pjesa e gjoksit dhe krahu i saj, të cilat e bënin të dukej edhe më atraktive.

“Faleminderit për urimet tuaja për ditëlindje”, shkroi Rexha në mbishkrimin e këtyre imazheve në Instagram.

Artistja me origjinë shqiptare përndryshe mbushi 34 vjet mes sukseseve të shumta në muzikë, ku ndër to këtë veçohet edhe publikimi i albumit të saj të tretë në karrierë, “Bebe”.

Ajo gjithashtu ishte e nominuar sivjet për një çmim ‘Grammy’ të cilin nuk e fitoi, ndërsa këtë shtator lufton për të marrë çmimin ‘Bashkëpunimi më i mirë’ në Mtv Video Music Awards 2023

Të këshilluara

Meg Ryan flet për rikthimin në aktrim

Meg Ryan ka folur për rikthimin në aktrim. Aktorja foli me Carol Burnett për revistën Interview, duke prekur se si ajo ishte "krenare" për punën e saj në kom...

16:44

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI