Flash

VIDEO/ Dëbimi i një familjeje shqiptare shkakton protesta në Francë

Lapsi.al 31 August 2023
VIDEO/ Dëbimi i një familjeje shqiptare shkakton protesta në

Rasti i dëbimit të një familjeje shqiptare ka tërhequr vëmendjen e mediave më të njohura franceze. Autoritetet atje kanë vendosur që familja Hamzaj e vendosur në Lanester të largohet nga vendi për shkak të mungesës së dokumenteve.

Sipas tyre mund të qëndrojë vetëm vajza e familjes e cila është studente në Lorient. Për rastin e kësaj familjeje shqiptare është angazhuar edhe një shoqatë lokale që ka organizuar një protestë duke mbledhur rreth 80 persona përpara prefekturës së Vannes.

“Ne jemi të zemëruar sepse ata janë një familje e ndershme” – tha një nga organizatorët. Megjithatë duket se të gjitha përpjekjet nuk kanë mundur dot që të ndryshojnë vendimi. Mëngjesin e 29 gushtit, anëtarët e familjes Hamzaj u paraqitën vullnetarisht në komisariat.

Pas kësaj nuk dolën të lirë. Dy prindërit dhe 3 nga 4 fëmijët e tyre u hipën në një aeroplan po atë pasdite dhe u depërtuan në Shqipëri. Vetëm vajza e madhe, e cila studion për infermieri dhe që ka letra mundi të qëndrojë.

“Ministri i Brendshëm ka thënë se dëshiron të jetë i mirë me të mirët dhe i keq me njerëzit e këqij. Në këtë rast ai u bë i keq me njerëzit e mirë” – thanë mbështetësit e familjes Hamzaj. Sipas tyre, familja shqiptare ishte larguar nga vendi 4 vite më parë, duke ikur nga pasiguria dhe kërcënimet për jetën. Pas refuzimit të të drejtës së azilit, ajo ishte e detyruar të largohej nga territori francez.

Rassemblement à Vannes en soutien d'une famille albanaise

“Një familje e ndershme që nuk kërcënon rendin publik. Gjëja më e keqe është se familja është ndarë”, - shpreh keqardhjen Christian Le Meut, anëtar i shoqatës Solidarité exiles Hennebont. "Ata janë 6 anëtarë, 2 prindërit dhe 4 fëmijët, të gjithë në shkollë. Më e madhja, e cila ka statusin e studentes së infermierisë ka letrat e saj dhe ka mbetur e lirë. Ne jemi të zemëruar sepse është një familje e ndershme, e cila në asnjë mënyrë nuk përbën kërcënim për rendin publik”, - shton ai.

Audiola, 22-vjeçare nuk mund t’i mbajë dot lotët duke parë familjen e saj të dëbohet. Mbështetësit e kësaj familjeje thonë se do të "vazhdojnë luftën" për kthimin e tyre në Francë. ©LAPSI.al

Expulsée ce matin à Lanester, la famille Hamzaj a décollé de Rennes pour  Tirana [Vidéo] | Le Télégramme

Un rassemblement en soutien à une famille albanaise menacée d'expulsion -  Jaimeradio

Cherbourg. Manche : ils se mobilisent pour une famille albanaise menacée  d'expulsion

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI