Flash

Kris arma në Dibër, policia arreston një person

Lapsi.al 31 August 2023
Kris arma në Dibër, policia arreston një person

Një sherr ka ndodhur këtë të enjte në Dibër.

Mësohet se një 33-vjeçar është konfliktuar me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira dhe në një moment ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Ai është arrestuar dhe i është sekuestruar arma.

Njoftimi i Policisë:

U konfliktua me dy kushërinjtë e pronarit të një ambienti që donte ta merrte me qira dhe gjatë konfliktit qëlloi në ajër me armë zjarri, falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i konfliktit.

Kapet dhe shoqërohet në Komisariat 33- vjeçari që qëlloi në ajër me armë zjarri.

Sekuestrohet dhe arma e zjarrit pistoletë që 33 vjeçari qëlloi në ajër.

Në qytetin e Peshkopisë, shtetasi L.H., 33 vjeç, banues në Peshkopi, është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri duke qëlluar një herë në ajër, shtetasit Sh.L., dhe R.L., kusherinjte e shtetasit Z.L., ku këtij të fundit donte ti merrte me qera një ambient që e posodonte shtetasi Z.L.

Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H.

Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë informacion të plotë mbi ngjarjen.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI