Flash

Gjendja shëndetësore/ Fatos Nano në orë të vështira për jetën

Lapsi.al 31 August 2023
Gjendja shëndetësore/ Fatos Nano në orë të

Ndërsa të mërkurën u dha lajmi se gjendja e ish liderit historik të PS, Fatos Nano, po shkonte drejt përmirësimit, një mesazh i sotëm i pasardhësit të tij, kryeministrit Rama, i ka rënë këmbanave të alarmit. Në një postim ku shpallte se e nderonte Nanon me dekoratën e "Yllit të mirënjohjes", shefi i qeverisë thoshte hapur se ai po kalon "orë të vështira" dhe se "është në luftë për jetën.

Lexo me tej:

Gjendja shëndetësore e Nanos, Rama i akordon medaljen e mirënjohjes publike 

Ish kreu i PS në vitet '1991-2005 (shiko videon poshte) u shtrua para dy ditësh në pavionet e spitalit Hygea dhe lajmi që u dha është se gjendja e tij ishte aq e rënduar sa i duhej të shkonte drejt e në reanimacion për t'u intubuar.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo ndiqni faqen  Lapsi Videos në Facebook 

Ky lajm i keq u zbut një ditë më vonë madje u njoftua se Fatos Nano ishte përmirësuar dhe po bëhej gati ta linte spitalin. Informacionet ishin kaq shumë kundërthënëse, pasi rreth fatit të pacientit më VIP të spitalit, ekzistonte një kujdes i hekurt për ruajtjen e sekretit shëndetësor. Po burime nga spitali, të konfirmuara edhe nga të afërm të ish liderit socialist, pohuan për Lapsi.al se gjendja e të sëmurit është shumë e rëndë. "Ajo rrezikon të jetë edhe pa kthim", tha burimi kur u pyet për faktin se përse Edi Rama foli për "orë të vështira të luftës me jetën". "Ai u rifut në intubim pasi gjendja u përkeqësua. Ai vuan nga fibroza pulmonare e cila i ishte përkeqësuar shumë që pasi kaloi një covid të rëndë" tregoi burimi.

"Edhe "Ylli i mirënjohjes" i'u akordua në këto momente që ai të përjetojë që në të gjallë të vet, nderimin që i jep partia të cilën e drejtoi, e modernizoi dhe e shndërroi nga një karakatinë e trashëgimisë komuniste, në një forcë europiane anëtare të internacionales socialiste", pranoi për Lapsi.al, një burim nga kryeministria. Rama shkroi në një mesazh se lutet për tv ndërsa socialisti i vjetër Erion Braçe pasi u njoh me gjendjen e tij të rënduar bëri një postim: "Ti nuk dorëzohesh". Ndonëse gjendja e Nanos mbahet sekret sëmundja e tij ka lidhje me sistemin respirator dhe se ai vuante prej disa javësh nga vështirësi të thella në frymëmarje.

Media greke jep detaje për shëndetin e Fatos Nanos

Nano u largua nga kryeministër në vitin 2005, nga deputet katër vite më pas dhe që prej asaj kohe ka pasur vetëm dalje fare të rralla në publik. Ai u ripajtua me njeriun që përkrahu më shumë por dhe që urreu më shumë në vitet e feundit, Edi Rama dhe i ka bërë atij në raste festash apo fushatash një përkrahje të moderuar. Bashkë me zhdukjen nga skena publike, Nano u zhyt në një tërheqje dhe jetë sedentare që me siguri ka ndikuar në shëndetin e tij. 

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI