Flash

Furnizonin me køkainë rrjetet e shpërndarësve, vihen në pranga tre të rinj në Tiranë

Lapsi.al 31 August 2023
Furnizonin me køkainë rrjetet e shpërndarësve, vihen

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se furnizonin me lëndë narkotike kokainë disa rrjete shpërndarësish.

Në kuadër të operacionit të koduar “Three stars”,  është bërë i mundur ndalimi i  tre personave përkatësisht 27, 30 dhe 24 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike, disa rrjete shpërndarësish.

Sipas policisë mësohet se ndalimi i tyre është bërë pasi në rrugën “Vangjush Furrxhi”, ku është lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin Genis Mustafa 27 vjeç dhe pasagjerë shtetasit Andrea Dema 24  dhe Robert Domi, 30 vjeç, e pas kontrollit në makinë është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 52 gramë. Në cilësinë e provës material është sekuestruar 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI