Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Era Istrefi, melodi që nuk po ndalet asnjëherë

Lapsi.al 31 August 2023
Era Istrefi, melodi që nuk po ndalet asnjëherë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, vazhdon të jetë ndër emrat më in të tregut vendor të muzikës.

“Ta du” ishte kënga që ajo solli për fansat këtë verë dhe e bëri atë shumë të kërkuar në koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.

Në rrugëtimin që ka përjetuar lëvizje të shpejta dhe sfida të shumta, Istrefi ka arritur të triumfoi si një simbol frymëzimi për të gjithë.

Era Istrefi u bë e njohur për publikun shqiptar në vitin 2014 me këngën “Mani për money”, por ishte kënga “BonBon” e vitit 2016 që e nxiti atë në skenën ndërkombëtare.

“BonBon” shkoi viral dhe u bë një himn i verës në mbarë Europën. Kënga erdhi me një stil të veçantë, duke bërë të qartë se ajo ishte një yll në rritje me diçka unike për të ofruar.

Ndërsa arritje tjetër më e madhe ishte më 15 korrik 2018, pjesëmarrja në “Fifa World Cup 2018 “ ku këndoi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam.

Nga kjo pikë, karriera e Era Istrefit nuk ndaloi asnjëherë së ecuri përpara. Kënga e saj e mëvonshme “Redrum” ft. Felix Snow vazhdoi të thellojë ndikimin dhe të tregonte aftësinë e saj për të eksperimentuar me zhanre të ndryshme.

Era Istrefi është shembulli i një suksesi të ndërtuar mbi pasion dhe përkushtim.

Me besim në vetvete, tregon se me talent dhe përkushtim, është e mundur të arrihen ëndrrat më të mëdha në botën e muzikës ndërkombëtare.

Gjithashtu, për fansat e saj të shumtë, artistja është në përgatitjen e shumë risive. Gjatë muajit shtator pritet ta bombardojë tregun me hite të shumta, si solo po ashtu edhe bashkëpunime.

Për të gjitha këto risi, na mbetet të presim deri në publikimin e tyre.

Të këshilluara

Meg Ryan i rikthehet filmave rom-com

Meg Ryan po i rikthehet filmave rom-com. Bleecker Street debutoi trailerin e parë për What Happens Later, në të cilin Ryan, 61 vjeç dhe David Duchovny, 63, luaj...

17:30

Miley Cyrus reagon pas veprimit të Adele

Miley Cyrus shkoi në X (ish-Twitter) të shtunën për të falënderuar Adele për fjalët e saj të mira gjatë një shfaqjeje të fundit në Las Vegas. Adele, e cila a...

17:19

Veçoria e re e Youtube

Google njoftoi javën e kaluar se do të fillojë testimin e një veçorie krejt të re që do t'i lejojë përdoruesit e Android të kërkojnë këngë në YouTube thjesht du...

16:01

Nick Carter akuzohet sërish për sulm

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter po përballet me një padi të re që pretendon raste të shumta të sulmit se*sual ndaj një vajze 15-vjeçare, duke përfshirë...

14:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI