Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Dua Lipa shfaqet në kopertinën e revistës “Vogue France” (foto)

Lapsi.al 31 August 2023
Dua Lipa shfaqet  në kopertinën e revistës “Vogue

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka pozuar në numrin më të ri të revistës së njohur ndërkombëtare, “Vogue France”.

Ajo publikoi disa nga fotografitë e sesionit për revistën në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku mes tyre përfshihej edhe një fotografi topless.

Në fotografitë për numrin e ri të “Vogue”, 28-vjeçarja shfaqet me vetulla të zbardha dhe e zhveshur.

Përgjatë intervistës së dhënë, Dua ka folur për çështjen e famshme të hedhjes së parave ndaj femrave striptizere në një lokal nate në vitin 2020, pas ndejës së çmimeve "Grammy Awards".

Lipa tha se gratë moderne janë vazhdimisht "të turpëruara për gjithçka dhe çdo gjë".

Tutje, ajo ka folur hapur për reagimin e ashpër që mori pasi u akuzua për mbështetjen e shfrytëzimit seksual të grave.

Ajo i tha ‘Vogue’: “Natyrisht, unë jam kundër çdo lloj shfrytëzimi. Por e shoh edhe këtë kritikë të pafund ndaj zgjedhjeve të grave. Është si të lundrosh në një fushë të minuar që në fillim”.

“Ne jemi të turpëruar për gjithçka dhe për çdo gjë. A mendon dikush përvojat e njerëzve përpara se t’i sulmojë ato? Pra, për mua është vërtet e rëndësishme të respektohen zgjedhjet e grave, çfarëdo qofshin ato”.

Dua Lipa përndryshe pak ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 28-të me të dashurin, Romain gavras, në Ibiza.

Të këshilluara

Kanye West së shpejti një album të ri

Kanye West po planifikon të publikojë një album të ri, konfirmon një burim muzikor për Page Six. “Ai ka punuar në studio gjatë gjithë verës”,tha ekskluzivish...

14:24

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI