Flash

Apeli i Posaçëm lë në burg të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’

Lapsi.al 31 August 2023
Apeli i Posaçëm lë në burg të arrestuarit e

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg 5 të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’. Të paktën deri në përfundim të hetimeve do të vijojnë të qëndrojnë në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish efektivi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka.

Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, në një prononcim për median jashtë gjykatës ka deklaruar se drejtësia nuk po ushtron një standart të drejtë.

"Gjykata nuk arrin të jetë në nivelin e kolegeve në perëndim. Edhe si minsitër jam shprehur kundër arresteve për show. Nëse duan të hetojnë të hetojnë, por me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Pëllumb Gjoka nuk ka një akuzë zyrtare, asnjë!  Nuk është i pandehur është persona në hetim. Shprehja e shokut Enver i gjithë populli ushtar do të bëhet i gjithë populli në burg”, shprehet Manjani.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI