Flash

Aksident tragjik në Itali, treni shtyp 5 punëtorë në shina

Lapsi.al 31 August 2023
Aksident tragjik në Itali, treni shtyp 5 punëtorë në shina

Një tren në Itali përplasi për vdekje pesë punëtorë që po punonin në shina në zonën e Torinos. Dy të tjerë shpëtuan mrekullisht. Mediat italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur pak pas mesnate në afërsi të stacionit hekurudhor të Brandizzo-s. Treni po udhëtonte me 160 kilometra në orë.

Mes viktimave, më i riu ishte 22 vjeç. Punëtorët po kryenin punë mirëmbajtjeje në stacion kur u përplasën dhe tërhoqën zvarrë me qindra metra. Kryetari i bashkisë Brandizzo, Paolo Bodoni reagoi për ngjarjen e rëndë: “Është një tragjedi. Nuk mund të përjashtohet që mund të ketë qenë një gabim komunikimi, në çdo rast do të duhet të pritet përfundimi i hetimeve. Për momentin nuk dihet identiteti i viktimave, por nuk janë bashkëqytetarë tanë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI