Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

U kap me køkainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 30 August 2023
U kap me køkainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka thyer masën e sigurisë  "arrest në shtëpi", i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Shtetasi me iniciale M.G. është ndaluar nga policia në rrugën "Foto Xhavella" dhe gjatë kontrollit fizik  i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar "Recidivisti". Theu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u kap në flagrancë me një sasi kokaine, vihet në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Recidivisti".

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi M. G. është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën "Foto Xhavella", dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Dy të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Kiev

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse në Kiev mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i qytetit ukrainas, Vit...

08:31

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimor...

07:38

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI