Flash

Qëlloi me armë një egjiptian, arrestohet 19-vjeçari shqiptar në Greqi

Lapsi.al 30 August 2023
Qëlloi me armë një egjiptian, arrestohet 19-vjeçari

Një 19-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke pasi ka qëlluar me armë një egjiptian.

Mediat shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në Agio Panteleimona, ku një 25-vjeçar me origjinë nga Egjipti u qëllua me plumb në kokë në rrugën Kampani. Pasditen e së martës, policia greke arrestoi 19-vjeçarin, i cili ka precedentë për grabitje.

Sipas informacioneve, viktima ka rezistuar kur i riu dhe bashkëpunëtorët e tij kanë tentuar ta grabisin dhe më pas ata e kanë qëlluar. Sulmi ndaj egjiptianit ndodhi në orën 22:30 të së hënës mbrëma dhe në vendngjarje u gjetën 2 gëzhoja nga një pistoletë 9 mm.

Të këshilluara

Dy të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Kiev

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse në Kiev mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i qytetit ukrainas, Vit...

08:31

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI