Flash

Ishte kundër Putinit, Serbia ia anulon lejen e qëndrimit aktivistit rus

Lapsi.al 30 August 2023
Ishte kundër Putinit, Serbia ia anulon lejen e qëndrimit aktivistit

Autoritetet serbe ia kanë anuluar lejen e qëndrimit Yevgeny Irzhanskyt, qytetarit rus që kishte organizuar koncerte kundër luftës dhe ngjarje të tjera kulturore në Serbi, njoftoi organizata Shoqëria Demokratike Ruse. Ky është vendimi i fundit në një seri vendimesh që autoritetet kanë marrë kundër mërgimtarëve rusë që janë kundër luftës.

Irzhansky që ka punuar si organizator ngjarjesh në Serbi që nga viti 2022, së fundi ishte pajisur me leje të gjatë qëndrimi në Serbi. Leje të njëjtë kishte marrë edhe gruaja e tij. Më 28 gusht, ai u ftua në Ministrinë e Jashtme ruse dhe u mor në pyetje nga një punonjës i ministrisë lidhur me aktivitetet e tij si organizator koncertesh. Më pas punonjësi e la Irzhanskyn të presë dhe u kthye më vonë për t’i treguar se leja e qëndrimit i ishte anuluar.

Atij nuk i ishte dhënë asnjë arsye për këtë vendim, por Irzhanskyt iu dha një letër që ta nënshkruante, në të cilën lihej të kuptohej se ai ishte “kërcënim për sigurinë kombëtare të Serbisë”, tha Shoqëria Demokratike Ruse, me seli në Beograd.

Irzhanskyt i është dhënë një javë kohë që të largohet nga Serbia dhe atij i është ndaluar hyrja në shtet për një vit. Ai planifikon që ta apelojë vendimin, tha Shoqëria Demokratike Ruse. Irzhansky i tha Radios Evropa e Lirë se puna e tij, por edhe qëndrimi i tij lidhur me pushtimin rus të Ukrainës ishin arsyet pse autoritetet në Serbi ia anuluan lejen e qëndrimit.

“Shumica e muzikantëve rusë janë në listën e zezë në Rusi dhe shumica e tyre jetojnë jashtë Rusisë sepse, nëse ata shkojnë në Rusi, me shumë gjasë do të burgosen për shkak të pikëpamjeve të tyre për luftën dhe për [presidentin rus, Vladimir] Putin”, tha ai.

“Qëndrimet e mia për këtë janë të qarta, unë jam kundër politikës së Putinit brenda dhe jashtë Rusisë”. Rusët e tjerë që kanë qenë kritikë të Kremlinit apo të luftës ndaj Ukrainës janë ankuar se janë ngacmuar nga autoritetet në Serbi, presidenti i së cilës, Aleksandar Vuçiq, mban raporte të mira me Putinin dhe pavarësisht presionit të Bashkimit Evropian që të vendosë sanksione ndaj Kremlinit, Beogradi nuk ka sanksionuar Moskën.

Më herët gjatë këtij muaji, Natasha Tyshkevich, ish-gazetare e revistës studentore ruse, Doxa, - që publikisht ka kritikuar zyrtarët rusë – akuzoi autoritetet ruse se e kishin arrestuar për rreth 40 orë në aeroportin Nikola Tesla në Beograd, pasi ia kishin ndaluar hyrjen në shtet. Më pas, ajo u kthye në rezidencën e saj në Maltë.Në korrik, Serbia nuk ia zgjati lejen e qëndrimit të përkohshëm aktivistit kundër luftës, Vladimir Volokhonsky. Ndërkaq, dy javë para kësaj ngjarjeje, autoritetet serbe ia ndaluan hyrjen rusit Peter Nikitin, i cili së bashku me Volokhonskyn kishin ndihmuar në themelimin e Shoqërisë Demokratike Ruse, që është një shoqatë për rusët në mërgim./REL

Të këshilluara

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të "Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina...

20:24

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Në një intervistë për median greke ERT News, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Bejleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, ...

18:42

Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Padia u ngrit në Clark County, Gjy...

16:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI