Flash

Historia/ U mërzit me të, nuk i foli gruas për 20 vjet

Lapsi.al 30 August 2023
Historia/ U mërzit me të, nuk i foli gruas për 20 vjet

A mund ta imagjinoni që të qëndroni të martuar me dikë që nuk flet kurrë me ju? Kjo është pikërisht ajo që ndodhi mes çiftit japonez Otou dhe Yumi Katayama nga rajoni i Nara. Otou Katayama ka marrë tashmë vëmendje në mbarë botën pasi nuk i foli asnjë fjalë gruas së tij për rreth 20 vjet. Ai arriti ta bënte këtë teksa jetonte bashkë me të dhe 3 fëmijët e tyre në të njëjtën shtëpi. Ai kaloi nga një bashkëshort “i dashur” në një “të ftohtë” mesa duket brenda natës.

Sipas fjalëve të vetë Otou shkak u bë "xhelozia" e tij për kohën që ajo kalonte me fëmijët e tyre në vend të tij. Yumi, gruaja e tij, u përpoq vazhdimisht të fliste me të gjatë dy dekadave të fundit. Por ajo vijonte të merrte si përgjigje vetëm një tundje me kokë ose ndonjë mërmëritje si përgjigje. Në vitin 2017, djali 18-vjeçar i çiftit, Yoshiki, vendosi të ndërhyjë. Ai kontaktoi një emision televiziv lokal dhe u kërkoi ndihmë për të rregulluar marrëdhënien e ftohtë mes prindërve të tij.

Programi vendosi që çifti të takohej në një stol në parkun Nara, i njëjti vend ku ata patën takimin e tyre të parë, dekada më parë. Otou Katayama pranoi gabimet e sjelljes së tij ndaj saj. “Unë mendoj se nuk ka kthim prapa tani” – tha ai. Më pas ai shprehu mirënjohje ndaj gruas së tij për përpjekjet e saj në kujdesin për familjen e tyre gjatë dy dekadave të fundit.

TIL Otou Katayama stopped speaking to his wife for 20 years because he was jealous of the attention she gave their children, he only communicated with her via grunts and noises. :

“Ishe shumë e shqetësuar për fëmijët. Yumi, deri tani ke duruar shumë vështirësi. Unë dua që ju të dini se unë jam mirënjohës për gjithçka” – tha Otou. Kjo ishte biseda e parë mes prindërve të tij që Yoshiki kishte parë ndonjëherë. Trupa e emisionit televiziv nuk mund të mos përlotej në skenën domethënëse përpara tyre. Në fund, Otou Katayama kërkoi lejen e gruas së tij për të qenë së bashku si një bashkëshort i vërtetë. ©LAPSI.al

Pria Ini Betah 20 Tahun Diamkan Istri padahal Tinggal Serumah, Alasannya Tak Habis Pikir

Japanese husband went 20 years without speaking to his wife | Daily Mail Online

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI