Flash

Grusht shteti në Gabon, ushtarët anulojnë zgjedhjet dhe shpërndajnë institucionet

Lapsi.al 30 August 2023
Grusht shteti në Gabon, ushtarët anulojnë zgjedhjet dhe

Një grup prej më shumë se dhjetë oficerësh të forcave të armatosura të Gabonit u shfaqën papritur në orët e para të mëngjesit të sotëm para kamerave të televizionit shtetëror, duke thënë se zgjedhjet anulohen dhe të gjitha institucionet e Republikës shpërndahen. “I dhamë fund këtij regjimi" , u shprehën ata.

Duke folur për qeverisje “të papërgjegjshme”, e cila kërcënonte ta çonte vendin në kaos, oficerët njoftuan para ekranit se “kanë vendosur të mbrojnë paqen duke i dhënë fund këtij regjimi” ndërsa shtuan se si ata po anulojnë rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, në të cilat presidenti Ali Bongo u shpall fitues.

Në të njëjtën kohë, ata bënë të ditur se kufijtë janë mbyllur për një kohë të pacaktuar. “Kufijtë do të qëndrojnë të mbyllur deri në një njoftim të dytë,” tha një anëtar i ekipit të oficerëve duke lexuar një deklaratë me shkrim në emër të “Komitetit për Tranzicionin dhe Rivendosjen e Institucioneve”.

Reuters raporton se ndërsa ushtria foli, të shtëna u dëgjuan në kryeqytetin e vendit, Libreville. Grushti i shtetit u njoftua menjëherë pasi Komisioni Zgjedhor njoftoi se presidenti Ali Bongo kishte siguruar një mandat të tretë radhazi duke siguruar 64.27% të votave, duke mposhtur kundërshtarin e tij Albert Odo Osa.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI