Flash

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi*

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Lapsi.al 30 August 2023
DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të "Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina përpiqet të japë kredi shpëtimi, por kjo krijon varësi të reja. Sipas një studimi të Institutit për Ekonominë Botërore në Kiel, Gjermani (Ifw) projekti ambicioz tregtar i Kinës, "Rruga e Re e Mëndafshit" ka kosto pasuese të larta.

Gjithnjë e më shumë vende në ekspansion dhe në zhvillim, që kanë marrë nga Kina kredi për ndërtimin e infrastrukturës, kanë probleme të paguajnë kreditë sipas planifikimit. Vitet e fundit qeveria kineze e ka rritur në mënyrë të ndjeshme dhënien e kredive të shpëtimit. Sipas institutit gjerman 60% e të gjitha huave kineze të dhëna në botë kërcënohen nga mosshlyerja. Në vitin 2010 kjo shifër ishte fetëm 5%, sipas analizës së studiesve me të dhënat e Harvard Kennedy School dhe Bankës Botërore.

[caption id="" align="alignnone" width="1110"]Autostrada mbi luginën e lumit Tara Autostrada në Mal të Zi[/caption]

Në Malin e Zi u inagurua vitin e kaluar pas shtatë vitesh kohë ndërtimi një segment autostrade 41 kilometra. Kostoja e ndërtimit kaloi 1,2 miliardë euro. Rreth 800 milionë euro erdhën si kredi nga Kina. Mali i Zi kërkoi ndihmën e BE, që kur duheshin shlyer këstet e para të kredisë, sepse ndryshe do të paguante dot në afatin e duhur. 41 kilometra rrugë që kalon përmes malave malazeze u ndërtuan nga një kompani kineze me punëtore të sjellë nga Kina.

Qytetarët malazezë megjithatë janë të kënaqur me rrugën e re. Kolashini që njihet si një destinacion i preferuar, sidomos për alpinizëm në verë dhe për skiatorët në dimër ka përfituar. Ndërtimi i rrugës ka çuar në bum të turizmit në zonën e Kolashinit. Të ardhurat janë trefishuar edhe në lokalet e vogla, si një kioskë akulloresh. "Ne jemi të lidhur tani me qytete të tjera, kemi shumë turistë, mund të vijnë shumë më shpejt këtu, besoj se është gjë shumë e mirë", thotë Katarina, që drejton kioskën.

Lumi Tara

Problemet me autostradën mbeten

Por a do të mjaftojnë të arduhrat nga tarfiat për shlyerjen e kredisë? Automjetet paguajnë 3 euro e 50 cent për të përdorur autostradën e re, vështirë të imagjinohet që ky investim 1 miliardë dollarë do të kompensohet vtëm me të ardhurat nga një tarifë e tillë. Natasha Koveçeviç, që punon për një organizatë joqeveritare e shikon si shumë problematike kredinë kineze. Ajo e ka kundërshtuar prej kohësh një projekt të tillë. Ajo thotë se segmenti 41 kilometra është një barrë e rëndë për buxhetin e një vendi të vogël si Mali i Zi. "Ne kemi të ardhura vjetore nga autostrada që kapin shifrën e rreth 9 milionë eurove. Ne duhet të paguajmë 40 milionë euro këste kredie në çdo gjashtë muaj. Është shumë e qartë që të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar pagesën e kredisë dhe pjesë e mbetur duhet të vijë nga buxheti i shtetit."

Kurse studiuesja, Nina Vujanoviç, e cila e njeh mirë planifikimin financiar të projekteve të qeverisë, mendon, se kredia e lartë e Kinës mund të rrezikojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Sipas kritereve të BE, borxhet shtetërore nuk lejohet të jenë më shumë se 60% e prodhimit të brendshëm bruto. "Momentalisht janë afër 70% dhe qartësisht Mali i Zi nuk ka më hapësira financiare për reforma të tjera që rëndojnë financat e shtetit."

Malit të Zi i mungojnë paratë për rikontruktimin e rrjetit rrugor të vjetëruar dhe 41 kilometrat e autostradës përfundojnë papritur në zhavorr. Kina ka ofruar të kredi të tjera që të vazhdojë ndërtimi i autostradës, por qeveria malazeze e shikon këtë projekt me shumë rreziqe. Në Podgoricë e dinë, nëse nuk do mund të paguajnë dot këstet, që tani Pekini ka të drejtën të konfiskojë pronën e tyre shtetërore. "Mali i Zi po e dorëzon sovranitetin e vet përmes infrastrukturës. Nëse nuk ia dalim të paguajmë borxhet, Kina mund të marrë nën kontroll pjesë të rëndësishme të infrastrukturës, psh hidrocentrale, hekurudhën, apo portet", kritikon Kovaçeviç. Me 41 kilometrat e para të autostradës, Mali i Zi ka krijuar varësi nga Kina. Që kjo varësi të mos rritet më tej BE duhet të angazhohet më shumë.

Lugina e lumit Tara

Shkatërrimi i mjedisit

Një problem tjetër i autostradës së re është mjedisi: Autostrada kalon nëpër luginën e lumit Tara, që është deklaruar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, i njohur për ujin e kristaltë dhe brigjet e gjelbra. Në pjesën e sipërme të lumit uji është ende i pastër, por aty ku kalon autostrada është shkatërruar bimësia lumore. Nuk ka më bimë, aq peshq dhe bregu është denatyruar për shkak të depozitimit të tonelatave me materiale gërmimesh, betonarmetë janë shkatërruar. Kudo gjen mbeturina nga punimet e autostradës. Lumi është i turbullt nga mbeturinat e ndërrimit. "Lluca vjen nga punimet e ekskavatorëve dhe rrëpirat e gurishteve përgjatë lumit. Të gjitha këto përfundojnë në ujëra dhe nuk lejojnë zhvillimin e florës. Kjo mbulon gjithçka dhe gjallesat nuk kanë me se të ushqehen", thotë Kovaçeviç. Ende nuk ka asnjë projekt për rinatyrimin e lumit. /DW

Të këshilluara

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Në një intervistë për median greke ERT News, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Bejleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, ...

18:42

Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Padia u ngrit në Clark County, Gjy...

16:49

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI