Flash

Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës, por mungojnë emra të rëndësishëm

Lapsi.al 30 August 2023
Basha mbledh kryesinë e PD-së së vulës, por mungojnë

Këtë të mërkurë është zhvilluar një mbledhje e Kryesisë së Partisë Demokratike të vulës që tashmë drejtohet edhe zyrtarisht nga Lulzim Basha. Mbledhja është zhvilluar vetëm 2 ditë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar. Mësohet se në mbledhje kanë munguar emra të rëndësishëm të kryesisë. Jorida Tabaku, Flamur Hoxha dhe Oriela Nebiaj nuk janë paraqitur pasi siç dihet kanë dhënë dorëheqje.

Nuk kanë marrë pjesë në mbledhje as: Gazment Bardhi, Helidon Bushati, Lefter Geshtenja, Saimir Korreshi, Bledjon Nallbati, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Juela Hamati dhe Jonila Godole.

Mësohet të pranishëm fizikisht kanë qenë vetëm 14 anëtarë: Lulzim Basha, Flutura Açka, Jemin Gjana, Mirela Karabina, Taulant Zeneli, Endri Hasa, Indrit Sefa, Kreshnik Çollaku, Roland Bejko, Gentian Gaba, Fitim Zekthi, Merita Bakiu, Taulanda Jupi dhe Orjola Pampuri.

U tha se morën pjesë online: Enkelejd Alibeaj, Agron Kapllanaj, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi dhe Arbi Agalliu. Mbledhja e kryesisë është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Një reagim kundër zhvillimit të kësaj mbledhje ka bërë deputeti Dashnor Sula që thotë se shkaktarët e krizës në PD nuk kanë nxjerrë mësime, por riciklohen dhe duket se duan ta shfrytëzojnë, sakrificën e demokratëve për interesa fitimprurëse personale.

“Çdo mbledhje në kundërshtim me ‘Kushtetutën’ tonë partiake, statutin e PD nuk e forcon opozitën, por zvogëlon atë. Kushdo që ka të parën interesin e qytetarëve synon ta rrisë PD, kushdo që do ta trajtojë atë për interesa okulte financiare nuk i intereson se sa zvogëlohet partia por do ta përdorë atë si një instrument për të bërë edhe më shumë para pa firmosur as edhe një ditë në qeveri” – shkruan Sula.

Kryesia thuhet se do të shqyrtojë statutin e ri të kësaj force politike dhe rendin e ditës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Korçë, dy të arrestuar për vjedhje

Është ndaluar 37-vjeçari me inicialet A.H, i cili ishte në kërkim për vjedhjen e një televizori dhe disa orendive shtëpiake, në banesën e një 44-vjeçareje. G...

20:30

DW: Mali i Zi në darën e një kredie kineze

Një kredi gjigande kineze për të ndërtuar një autostradë i hapi telashe Malit të Zi. Por kjo ndodh me shumë projekte kineze të "Rrugës së Re të Mëndafshit. Kina...

20:24

Rama: Kërcënimet e Greqisë janë antike

Në një intervistë për median greke ERT News, kryeministri Rama përsëriti edhe njëherë se çështja Bejleri dhe afati për betimin e tij si kryebashkiak i Himarës, ...

18:42

Nick Carter akuzohet për sulm sek*ual

Këngëtari i Backstreet Boys, Nick Carter është në telashe me ligjin pasi u akuzua për sulm seksual ndaj një vajze 15-vjeçare. Padia u ngrit në Clark County, Gjy...

16:49

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI