Flash

Armë zjarri dhe drógë në makinë, vihet në pranga 21-vjeçari në Sarandë

Lapsi.al 30 August 2023
Armë zjarri dhe drógë në makinë, vihet në pranga

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi u kap me lëndë narkotike dhe armë zjarri në makinë. Arrestimi i të riut u bë i mundur pas një kontrolli që policia ushtroi në automjetin tip ‘Benz’ që po lëvizte në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pranë gjirit të Hartës.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 21-vjeçarit dhe kontrollit në automjet, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë. Në pranga ka rënë edhe një 22-vjeçar që ishte pasagjer për moskallëzim krimi.

Të këshilluara

Dy të vrarë nga sulmet ajrore ruse në Kiev

Të paktën dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga sulmet raketore ruse në Kiev mëngjesin e së mërkurës, njoftoi kryetari i qytetit ukrainas, Vit...

08:31

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Orët e para të mëngjesit do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të izoluara dhe të pakta shiu në ultësirën perëndimor...

07:38

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI