Flash

Taylor Swift rikthen situatën me Kanye West në VMA 2009

Lapsi.al 29 August 2023
Taylor Swift rikthen situatën me Kanye West në VMA 2009

Taylor Swift ka sulmuar së fundmi  Kanye West për ndërprerjen e tij famëkeqe të fjalimit të saj gjatë  VMA  në vitin 2009.

pamjet që qarkulluan në mediat sociale të hënën, këngëtarja përmendi reperin gjatë setit "Evermore" të shfaqjes së saj të katërt në stadiumin Foro Sol të Mexico City. "Është mënyra më e mirë për t'u ndërprerë, meqë ra fjala, me njerëzit që thërrasin emrin tuaj," i tha Swift turmës kur iu desh të ndalonte së foluri pasi audienca nisi të bërtiste. "Është me të vërtetë e vetmja mënyrë për t'u ndërprerë," shtoi kantautorja.

Komenti i saj i dukej se i referohej  West kur ajo doli në skenë për të pranuar trofeun e videos më të mirë për "You Belong With Me" mbi një dekadë më parë. Ndërsa artistja u shpreh në vitin 2009 se ishte gjithmonë një "ëndërr" e saj të fitonte, Kanye ia rrëmbeu mikrofonin nga duart për të deklaruar se Beyonce duhet ta kishte fituar çmimin në vend të kësaj. “Jo, Taylor, jam shumë i lumtur për ty, do të të lë të mbarosh. Më pas ai ia ktheu mikrofonin  Taylor e cila ishte e tronditur.

Edhe pse ai më vonë pretendoi se e kishte thirrur këngëtaren për të kërkuar falje, ata rindezën grindjen e tyre në 2016. Në atë kohë, stilisti Yeezy publikoi "Famous", në të cilën ai thonte, "Më duket sikur unë dhe Taylor mund të bëjmë se*s / Pse? E bëra të famshme atë kur*ë.” Ndërsa ajo pohoi se  nuk i dha kurrë leje atij përtekstin, ish-gruaja e tij, Kim Kardashian, me sa duket hodhi poshtë akuzat e saj duke publikuar një video provë të bisedës së tyre./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI