Flash

Miley Cyrus zbulon arsyen pse hoqi dorë nga turnetë

Lapsi.al 29 August 2023
Miley Cyrus zbulon arsyen pse hoqi dorë nga turnetë

Miley Cyrus është shprehur se si turnetë kanë një ndikim negativ në shëndetin e saj. Këngëtarja, e cila javën e kaluar publikoi këngën e saj "Used to Be Young", publikoi një seri video shoqëruese në të cilën ajo eksploron të kaluarën e saj.

"Shfaqja është vetëm 90 minuta, por kjo është jeta juaj," tha ajo në klipin, i cili u shpërnda në TikTok. "Nëse jeni duke performuar në një nivel të caktuar intensiteti dhe përsosmërie, duhet të ketë një sasi të barabartë rikuperimi dhe pushimi." 30-vjeçarja shpjegoi se të performosh live ka të bëjë me "të trajnosh egon tënde" për të qenë "aktive" dhe është e vështirë për të që ta "fikë" dhe shpesh ka një ndikim "të pashëndetshëm" tek ajo.

“Të kesh çdo ditë marrëdhënien mes teje dhe njerëzve të tjerë si subjekt dhe vëzhgues nuk është e shëndetshme për mua, sepse më fshin humanizmin dhe lidhjen time, dhe pto unë nuk mund të jem një autor këngësh, që është prioriteti im”, shtoi Cyrus.

Publikimi i fundit muzikor i krijueses  së hitit "Flowers" reflekton vitet e saj të trazuara të adoleshencës dhe fillimin e të 20-tave. Cyrus debutoi këngën të premten, së bashku me një video muzikore shoqëruese, në të cilën ajo vesh një bluzë të vjetër të Mickey Mouse, në 10 vjetorin e publikimit të hitit të saj "Wrecking Ball". "E di që kam qenë e çmendur / E di që kam qenë argëtuese," këndon ajo në kor. "Ti thua se kam qenë e egër / Unë them që kam qenë e re."

 

Të këshilluara

Anullohet seriali i The Weeknd

“The Idol”, seriali i mbushur me polemika nga Sam Levinson dhe Abel “The Weeknd” Tesfaye, është anuluar pas një sezoni. “The Idol” ishte një nga programet or...

09:45

Arrestohet aktori i "Hannah Montana"

Ish aktori i Disney Channel, Mitchel Musso është arrestuar të shtunën në mbrëmje nga policia në Rockwell, Teksas. Musso, i njohur më së shumti për rolin e Ol...

17:29

Julia Roberts, e lodhur nga aktrimi

Julia Roberts thuhet se po mendon të mbyllë dramatikisht karrierën e saj të aktrimit, në favor të një jete të qetë larg vëmendjes. Duke qenë një nga gratë më...

17:05

Rikthehet grupi "Agua", së shpejti në turne

Grupi danez "Aqua" ka shpallur turneun e tij Botëror Barbie - një turne me 20 koncerte në të gjithë Shtetet e Bashkuara këtë vjeshtë, të cilin një deklaratë për...

15:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI