Flash

I dënuar në Peru, arrestohet me qëllim ekstradimi 58-vjeçari ukrainas

Lapsi.al 29 August 2023
I dënuar në Peru, arrestohet me qëllim ekstradimi

Një 58-vjeçar është vënë në prangat e policisë kufitare në Morinë pasi ishte dënuar me 25 vite burg nga autoritetet e Perusë për trafikim të armëve dhe për krime kundër shtetit.

Në bashkëpunim me shërbimet e drejtorisë vendore të policisë Kukës, dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve nga shërbimet e Interpol Tiranës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Perusë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht Dmytro Chornyi, 58 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 58-vjeçari ishte i dënuar nga autoritetet gjyqësore të Perusë, me 25 vjet burgim, për veprat penale “Trafikimi i armëve” dhe “Krimet kundër shtetit dhe mbrojtjes kombëtare”, të parashikuara nga legjislacioni penal i Perusë.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Peru, për ta ekstraduar shtetasin Dmytro Chornyi, drejt këtij shteti.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë do të jetë me vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa reshje disi më të pakta do të ketë në zona...

07:51

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI